• |
ide | kryesore

Salma Hayek, aktorja e parë që merr cmimin ‘Icon STARmeter’

-Instant, F1, Paparazzi

IMDbPro, baza e të dhënave të filmave ka nderuar së fundmi me çmimin e saj të parë ‘Icon STARmeter ‘ aktoren Salma Hayek Pinault.


Sipas Matt Kumin, kreu i IMDbPro, aktores iu dha ky cmim për karrierën e saj krijuese novatore dhe gjurmën që ajo ka lënë në industrinë e argëtimit.“Jam shumë e emocionuar që jam fituesja e parë e çmimit Icon STARmeter nga IMDb dhe IMDbPro”, u shpreh Hayek  “Ky çmim do të thotë shumë për mua, sepse për një kohë të gjatë, gratë në industrinë e argëtimit nuk ishin të njohura për performancat e tyre, kontributet në krijimin e filmave dhe fuqinë për të tërhequr audiencën në teatro.”Ajo vazhdoi, “Ndërsa ka pasur progres, veçanërisht në vitet e fundit, këtë Muaj të Historisë së Grave, unë jam duke reflektuar mbi punën që duhet bërë ende ndërsa ne vazhdojmë të ecim drejt barazisë gjinore. Faleminderit IMDb dhe IMDbPro për këtë çmim dhe për ta bërë të lehtë për fansat dhe profesionistët të mësojnë më shumë rreth industrisë së argëtimit.”


Çmimi Icon i bashkohet çmimeve të IMDb-së për Favorite dhe Breakout STARmeter për të nxjerrë në pah aktorët që janë më të pëlqyer nga vizitorët e faqes. Fituesit e kaluar në kategoritë Favorite dhe Breakout përfshijnë Eiza González, Regé-Jean Page, Rachel Brosnahan, Peter Dinklage, Mindy Kaling, Sam Rockwell, Alexander Skarsgård dhe Olivia Wilde.IMDb gjithashtu do të nderojë Muajin e Historisë së Grave me video dhe galeri ekskluzive që shfaqin arritjet e jashtëzakonshme të grave në argëtim./ Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.