• |
ide | kryesore

Shtyhet orari i raundit të tretë të bisedimeve mes Moskës dhe Kievit

-Instant, Arkiva, Planet



Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot raundin tretë të bisedimeve, me synim ndaljen e luftës në Ukrainë.

Më herët ishte vendosur që bisedimet mes vendeve të zhvilloheshin në orën 13:00, ndërsa aktualisht është njoftuar se është shtyrë orari i bisedimeve të cilat pritet të mbahen në orën 16:00.

Një delegacion rus ka mbërritur në qytetin bjellorus të Brest për bisedime me negociatorët ukrainas, teksa lufta ka hyrë këtë të hënë në ditën e 12-të.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.

Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “raundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”. 

Dy raundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për raundin e sotëm nuk ka ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *