• |
ide | kryesore

Bashës i kthehen kundër edhe mbështetësit e tij, Salianji: Po bëhet barrë e rëndë për opozitën

-Instant, Lajme, Të fundit



Rrethi mbështetës i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa vjen dhe ngushtohet.

Humbja e thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe deklaratat krenare, në të cilat pohon se nuk ka patur asnjë disfatë, duket se po e çojnë liderin e kësaj partie drejt një vetmie politike.

Deputeti i PD, Ervin Salianji, një prej mbështetësve të paktë të mbetur në radhët e atyre që besonin ende te një riformatim i partisë kryesore në radhët e së djathtës, shfaqet krejt i dorëzuar në qëndrimin e tij të fundit.

Salianji e sheh tashmë Bashën si një barrë të rëndë për opozitën.

“Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë! Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

Një tjetër qëndrim të ngjashëm ndaj liderit të PD mbajti dje dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili kërkoi që të mblidhen me urgjencë organet e Partisë Demokratike dhe të nxirren përgjegjësitë që e çuan në atë që ai e konsideroi një katastrofë elektorale.

Deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianji në rrjetin social Facebook

Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike.
Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.
Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet.
Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!
Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!
Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!
LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!
Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!
©Lapsi.al



14 Comments

  1. Uau . Ky karabushi tani e kuptoi? Apo mendon se po doli kunder Bashes tani do ta zeje ndonje vend prape. Debil

  2. Une them te bejme Griden. Ca mendon ti Salianj?! Mendoj q eme shime PD, e demtoj Salianji e sotollopi tij. Alibeu qe ben si interesat por qe mbetet i peshtire, dhe Gazbardha qe vetem irriton.

  3. Hehehehe o ftyrbythkalamoni, tani e more vesh se Basha ishte barre e rende?:) Ti dhe gjithe ato bythlepiresit e Braves duhet te zhdukeni nga PD sepse kur deshet te besonit se 1800 eshte me e madhe se 5400 te nxirrnit syte per Lul Braven. Nuk vihet ne pushtet me bythqimllek e me servilizem te Kimetja e Sorrosit o kurva meshkuj e femra te Braves.

  4. Mire qe me ne fund e kuptove,mo Ervin.Te llogaritesh,ne sa emisione TV,me sa “annal-ista e gazetare,ke debatuar e ke kundershtuar,e ke folur si e ema e Zeqes,nga maja e thanes,vetem per te mbrojtur Lulin tend te vogel,e megjithate,mbas shume “luftrave “qe ke bere per kete Lul,vetem,se fundi te beri deputet.Edhe ne emisionin me “surrogat”me gazetare karagjoze dhe “ndihmesa”te karagjozit-nje gjithollog tip shkodrani te barsaletave,qe te tana i ban (profesor,teolog,filozolog,psikogolog,podeshet dhe gjeolog,e partitolog),ke rezistuar me nje guxim (qe e ka vetem budallai),dhe je perpjek (me dhjetra here kudo qe ke folur),te deklarosh PD vetem si fituesja e vetme per cfaredo dhe ne cdo situate,dhe t’i mbushesh mendjen edhe karagjozeve (qe ne fakt jane me fat,se megjithese te tille,bejne mire lek ,me emisionet te tilla ,qe jane turpi i njerezimit),se ato qe thua ti,so realizohen.Por ne fakt,6 marsi,sikur t’i paska hapur syte,dhe shko perseri,kudo,por mos harro as Zonen e lire,(qe ne fakt duhet quajtur,Zone ordinere).

  5. Saliani,sot me duket me ne terezi,por duhet ta dije,se humbja e 6 Marsit,i erdhi prej atyre,antareve te partise se tij,pra te PD,qe ai me shoket e vet e me urdher te Lulit,i qorruan me gaz,dhe i shemben me dru,bile edhe prej ballkonit te PD,me shkopa bejsbolli,duke i hedhur prej ballkonit,per te shpetuar,fitimtarin,qe asnjehere nuk na paska humbur.Kjo ffjalia e fundit,merr nje kuptim tjeter ,shume real:Luli,ne fakt asnjehere nuk ka humbur,sepse,per zgjedhjet,ai kurre nuk ka qene i interesuar,ato nuk fitoheshin nga PD,por Luli,prej ketyre humbjeve ,fitonte Benefite te cmuara,prej Rames,rilindjes,dhe sidomos,prej qerindjeve qe ja jepte kunati,i cili fitonte realisht prej Rilindjes me bisnesin e vet.Pra druri qe i dhate vellezerve tuaj,gazi qe i hollet dhe deren qe ja mbyllet antareve te PD,ra mbi koken tuaj dhe tani,mos u ankoni,por te gjithe ju,sidomos ju qe u ngujuat ne shqupin e blinduar,dhe u mbrojtet nga policia e Rames,duhet te largohen prej gjithe detyrave qe ja keni ngarkuar vehtes,por edhe deputet,nuk keni “SURRAT”te qendoni,se keni mashtruar gjithe votuesit,qe ju kane dhene voten.

  6. Tani bashkou me Alienet qe do zbrisnin ne toke po ta fitonte Saliu Shkodren.Tani u dogjet iket per leshte e Currit.

    1. Salianji duhet ta kuptoje se pas Bashes, eshte ai qe e çoi ne humbje PD-ne. Ne vend qe te dilte e te mirrej vesh me njerezit me dt. 8 janar, mori ne dore nje shkop beisbolli per te goditur votuesit e tij. Kur kete e ben tani ne opozite qe ia ka nevojen çdo vote, merreni me mend se çfare do bente ne pushtet kjo qenje pa dinjitet. Ah se m’u kujtua, Salianji eshte denuar ne shkalle te pare, kur te shprehet apeli do shkoje te kaloje ca dite atje tek vendi…

  7. Salianj e ke humbur edhe ti kredibilitetin. Pse se thua qe ti po lufton për karriken tënde, tani qe Basha humbi, po e ndjeni që po ju merr me vete ne batak dhe po i jepni duart atij.

    Mos po na bëni për budallenj tani??!! Kur të bashkohet opozita e vërtetë juve do jeni të parët që do fluturoni. Bukeshkalë sahanlëpirës!!

  8. O salianj buzpidhi o cun kurvpo kur te vuri deputet qe se meriton qe i mire luli

    Kur humbi zgjedhjet ne prill su ndjeve o baxhell kur luli sdha doreheqjen

    Kur luli hodhi gaz kunder sal malokut su nxjeve o buce

    Sot qe u be muti kala te erdhi zeri mer pabuks

    Uttt te qifsha racen ju duheni zhduk te tere me sal e lul bashke. Kurse ty duhet me te fut nje kar ne bythe qe te plasin syte. Pederast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *