• |
ide | kryesore

Dojna Mema konfirmon shtatëzaninë

-Instant, Paparazzi, Slider



Moderatorja Dojna Mema ka zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Dojna e ka dhënë lajmin përmes një videoje një Instagram, ku tregon barkun e rrumbullakosur me në sfond rrahjet e zemrës së bebushit.

“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj, po të lë ty mam’ të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde #16weeks”, -shkruan Dojna përkrah videos, duks zbuluar se është 16-javëshe shtatzënë.

Dojna dhe këngëtari Vlashent Sata janë në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa pak muaj më parë, ai i bëri propozimin për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *