• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Debatet brenda në PD, deputetët rebelohen ndaj Bashës: Dorëhiqu!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është mesnatë dhe në selinë e Partisë Demokratike janë rikthyer debatet me tone të larta në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Shkak është bërë rezultati dërrmues që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës ku u rendit forcë e tretë për herë të parë që nga themelimi i saj.

Ka qenë një numër i madh deputetësh që nuk e ka përtypur humbjen duke i kërkuar kryetarit Lulzim Basha që të largohet si përgjegjësi kryesor për këtë disfatë. Deklarata më e fortë ishte ajo e nënkryetarit Agron Gjekmarkajt që ka dhënë dorëheqjen nga postet politike në PD duke qëndruar si deputet i thjeshtë.

Lapsi.al sjell më poshtë një pjesë të këtyre debateve që u mbyllën pa ndonjë rezultat rreth orës 00.20. 

DEBATET NE MBLEDHJE

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera te partisë.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me më eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nuk e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD. Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroj qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të shkojmë përtej egos. Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi! Duhet të gjithë në këtu dhe koleget tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku per te mirën e përgjithshme disa duhet te bejne nje hap prapa.

Emilia Koliqi: Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur. Largohu që të bashkojmë partinë pa Berishën.

Agron Gjekmarkaj: T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.

Selaudin Jakupllari: Duhet të punojmë për bashkim, duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën.

Ramadan Lika: Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje. Ti thua se “s’kena humb”, si nuk kena humb, jemi shkatërru. Nuk duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Grida Duma: Para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam ynë një pyetje për ty: “A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale, personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat 2, 3 apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën “Berisha kundër Bashës”, por nuk e evituam dot. 

Ju thoni sot ketu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur. Kjo garë u bë “PD kundër PD” dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vertet ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni te jeni i sinqertë bëni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund të na bësh e para: Ju lutem bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ. Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vetë Partine Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!

Oriola Pampuri: Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë.

Xhelal Mziu: Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje. 



17 Comments

    1. Hahaah

      I madh je

      Këto që kanë dalë në shtyp duken sikur kanë këtë mesazh :
      Bashkohemi, te ikë basha por dhe berisha, dhe marrim noi lekë nga rama ?! Amin lekë!!!

      Ky është fiks mesazhi i ramës.

      Do ta përdorë edhe ca bashën ne një akt tjetër të cirkut të vulës dhe bravës, me shpresën mos ndoshta zë në rrjetë noi peshk nga publiku. Kçk !

      Vazhdohet të goditet berisha nga të gjithë aty, edhe basha , por faj ka edhe berisha që këta deputetë janë me bashën.

      Sipas fabulës që i serviret publikut, berisha ska të drejtë as të marrë frymë se i prishi rehatin këtyre gjytyrymëve, apo edhe planet e ramës.

      E verteta eahte pak më ndryshe, Rama e krijoi këtë aksion politik me goditjen e berishës, me qëllim nënshtrimin total për dekada të opozitës.

      Rama vazhdon ti përdorë me vetëdije të plotë të tyre mbeturinat e selisë , këta janë në tavë të ramës, duke bërë cirkun e ramës.

      pas ngjarjes se parashikuar qe ndoshi në 6 mars, nevojitet për tu servirur një reflektim i tipit, basha humbës ,fajin e ka saliu , ne jemi në tavë ramës. Hajde shtyjmë edhe ca , me ramën kap ça të kapësh sot, se nesër nuk i dihet .
      Pra tentohet ti jepet valium njerëzve duke e vënë theksin tek degjenerimi i diskursit publik, normave morale, vlerave ne funksion të pushtetit të ramës.

      Rama ështl i pari lider shqiptar që përpiqet të bëjë këtë mynxyrë ,pra po kërkon një shkatërrim të tilëë të sist it të vlerave , shitjes, etj

      Më keq se enver hoxha dhe sistemi komunist.
      Qeverisja më e rrezikshme kundër shqiptarëve, me qëllim të pashpallur denatyralizimin që është duke u zbatuar nga rama.

      Këta që merren me bashën harxhojnë frymë kot. Armiku më.i egër është.rama

  1. Bravo Basha. Mos u dorezo. Ata qe thon keshtu jan te shitur tek Berisha. Jan kal troje brenda PD. Ti je e vetmja shprese per demokratet dhe shqiptaret. Vazhdoni betejen e nisur pa kthim deri ne vendosjen e demokracise se vertete ne vend. Ju keni me vete shumicen e shqiptareve si dhe zonjen Kim. Fitore Fitore Fitore.

  2. Basha, politikani qe na ka care kollodokun 8 vjet pa thene sikur nje fjali a ide interesante qe t’i mbahet mend. E sigurt eshte qe pasi te thyeje qafen nuk do kete njeri qe do thote ‘Ore, ca mendimi do kishte ai Basha per kete problem, si do e zgjidhte ai ?’. Ka per t’u harru qe te nesermen e largimit nga te gjithe. Edhe Eduart Salami ngjall me shume kuriozitet.

  3. Je bere si Bamir Topja qe fliste me heshtjen e tij, ndersa ti fiton duke humbur. Keta deputetet kane fajin kryesor qe e mbeshteten kete sharlatan ndersa tani qe po mbytet anije po perpiqen te shpetojne lekuren e tyre, por nejse me mire vone se kurre

    1. Po ata e dinin fare mire se ca rezultati do dilte

      Janë plehra dash sula mziu xhaferri e ca anonimë por aspak budallenj
      Ndoshta i kanë pas noi borxh nadhës meqë i bëri deputetë por besa e dhënë një besëpreri nuk vlen.
      Ja edhe humbja e parashikuar ndodhi, do e shpëtojnë dot lëkurën publikisht ata??

      Hiq ata që kanë biznese, që rama i ka në dorë deri sa ti prishë punë opozitës së rithemelimit pastaj do i hedhë tutje sepse lekët do i ndajë me dikë.tjetër për interesat e reja që do lindinin.

      Këta bythqira i kërkojnë bashës dorëheqje se skanë ça të bëjnë tjetër , veten e tyre e kanë më shtrenjtë dhe mbase mendojnë.se.mund të bëjnë noi pazar të fundit me rithemelimin

      Kanë vetëm një.shpëtim autokritikë publike , falje publike votuesve të tyre për qëndrimin pro bashës dhe vënien në dispozicion të mandatit

      Janë të djegur shumica mbase 1 ose 2 mund të shpëtojnë por shumica janë djegur me.bashën. basha i mori me vete , politikisht skanë më të ardhme asnjë aty , nëse duan mund të bëjnë një shërbim publik që.mund ti lehtësojë disi

      Por ljo as që u shkon në mend, thjesht pi rrisin pazarin se u duhet npi lekë pasi karriera mori fund. Nëse basha nuk i paguan e kërcënojnë se do shkojnë tek berisha

      Tani ça i duhen berishës këta??? Sa deputetë i duhen ?

      Këta do përfundojnë me 2 3 grupe si murrizi me shokë

  4. Keshtu ndodh kur behen deputet fale listave, nuk e kane idene se cfare do te thote as fitorja e as humbja.

    Jeni thyer e shpartalluar, jeni ne nivelin e kerporatave ne zgjedhjet e kaluara. Nuk keni te drejte negocimi tashme, ato behen para “lufte” e jo me pas ne kapitullim.

    Berisha ka mbeshtetjen e plote te partise te cikes ja keni rrembyer emrin dhe siglen, e ka tashmi ai ne dore bashke me grupin e tij sesi do e ringrije ate parti, jo ju.

    1. Zoti Basha mos u dorezo, rezisto, forcohu dhe Fito. Fito perseri ashtu sic i ka hike nje lideri perendimor. Fitorja juaj e rradhes eshte e vetmja shprese per te ndalur rrjedhjen e trurit jashte Shqiperise sone te dashur. Ne jemi me ju. Amerika eshte me ju. Zonja Kim eshte me ju dhe prane jush. Fitore.

  5. Me pelqen kjo PD, ka debat, ultimatume, kercenime, hatermbetje, dorheqje me nje fjale ne PD po fryn era “demokraci” Kurre PD ska qene me Evropjane sa sot. Ironia jane “vajticat” e Berishes qe kane dale rrugeve e qajne me denese per Berishen! Kurre skan guxuar te kritikojne “Fyerin” se nuk ja mbante e dinin se çfare ju bente “Fyeri”. Ne PD ka shprese jo per ata qe po llogarisin se sa miljona euro do humbasin neqofte se PD nuk mer pushtetin por per ata qe duan demokracine, lirine, prosporitetin, ndershmerine. Kjo e fundit ka kohe qe spo e shohim!

  6. Basha eshte shembulli se si mund te tallesh me nje popull kur i ve dhe i mban dhunshem ne krye te politikes njerez te pa afte, por edhe pa skrupull

    Legjionet ne politike jane me te demshem se ata me arme dhe Shqiperia me tranzicionin e saj e deshmon kete. Mercenaret e politikes nuk vijne e nuk ikin me vote, por me urdherin e komandes se tyre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *