• |
ide | kryesore

Festa e Gruas, futbollistet e Sampdorias lexojnë komentet seksiste në rrjetet sociale

-Instant, Sport



Në ditën e Festës së Gruas, “Sampdoria Women” ngre zërin dhe denoncon klimën e seksizmit dhe urrejtjes që ende rrethon botën e futbollit të femrave, veçanërisht në rrjetet sociale. E për ta bërë këtë, klubi i beson zërave të Veronica Battelanit, Melania Martinovic, Elena Pisani dhe Yoreli Rincón, katër lojtareve që janë ekspozuar personalisht duke lexuar disa komente diskriminuese të shfaqura në kanalet zyrtare të Sampdorias dhe të drejtuara kundër lojtareve.

Një mënyrë e drejtpërdrejtë dhe e fuqishme për t’i shpjeguar të gjithëve se çfarë do të thotë në të vërtetë për një grua të luajë futboll në vitin 2022 dhe cilat janë ende stereotipet që ngjallin ndjenjat e urrejtjes ndaj futbollisteve dhe lëvizjes së grave në përgjithësi në sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *