• |
ide | kryesore

FIFA çliron futbollistët e huaj nga lufta: mund të largohen nga klubet ruse e ukrainase pa sanksione

-Instant, Sport



Futbollistët dhe trajnerët e huaj të punësuar në kampionatet ruse dhe ukrainase do t’i kenë kontratat e tyre “të pezulluara” deri në fund të sezonit dhe do të jenë në gjendje të angazhohen lirisht diku tjetër në pranverë, njoftoi FIFA në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje. Nga pala ruse, e përjashtuar nga bota e sportit pas pushtimit të Ukrainës dhe e privuar nga garat ndërkombëtare, synimi është të “lehtësojë largimin” e të gjithë atyre që nuk kanë gjetur marrëveshje me klubet e tyre, shpjegon organizmi botëror. Kështu, lojtarët do të kenë “të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratën e punës” deri më 30 qershor 2022 dhe do të mund të angazhohen në një kampionat tjetër “më së voni në 7 prill”, edhe jashtë periudhave të transferimit. Lojtarët dhe trajnerët e huaj në Ukrainë do të përfitojnë nga e njëjta dispozitë, duke i lejuar ata të “punojnë dhe të fitojnë një rrogë” ndërsa “mbrojnë klubet ukrainase” të bllokuara nga luftimet.

Në fund, lojtarët minorenë që ikin nga Ukraina do të trajtohen nga FIFA si minorenë refugjatë, duke fituar kështu akses në merkaton ndërkombëtare, që normalisht është e mbyllur për lojtarët nën moshën 18 vjeçare. FIFA, e cila tashmë e ka përjashtuar Rusinë nga Kupa e Botës 2022 por mund t’i apelohet vendimi në drejtësinë sportive, “përsëriti dënimin për përdorimin e forcës nga Rusia në Ukrainë” dhe bëri thirrje për “ndërprerje të shpejtë të armiqësisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *