• |
ide | kryesore

Grida Duma ia plas keq Bashës: Lulzim nuk po t’i them të gjitha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë një koment në rrjetet sociale ku ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kryetarit Lulzim Basha. Shkak është bërë një deklaratë në mbledhjen me dyer të mbyllura të shefit të shtabit të fushatës së kandidatit për kryetar të bashkisë së Durrësit Luan Hoti. Ai tha se “Duma u duk vetëm sa për selfie në Durrës gjatë fushatës”. Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e deputetes demokrate.

“Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë:

Lulzim, keqpërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nënkryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ish-kandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i “Librës” qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për 3 jave me radhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhinës duke i vënë sikur ka thënë gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulëzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve” – shkruan Duma.

Më herët në mbledhjen e Bashës me kryetarët e degëve, drejtuesi i fushatës së Luan Hotit kandidatit të PD në Durrës, Rezart Thupi tha se të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj duke përmendur Grida Dumën.

“Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare.

Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente” – mësohet të ketë thënë Thupi ©LAPSI.al



7 Comments

  1. U kujtove vone grida, gjithesesi me mire vine se kurre thote populli. Te fala shokut tend Sales dmth Salijanit qe bashke me Lulin do i fitonte te 6 bashkite duke bere selfie.

  2. Tani e kuptove se heret a vone do ju vinte radha dhe juve,ai mashtron sa here flet ju thonit e ka emocioni,ne thuaj eshte bq ju thoshit eshte i virgjer.
    Oj grid me bashen demokratet se marrin pushtetin jo me 2023 e 2029 por as me 2033.suksese ne jete

  3. Thupkë moooj…
    Ça ke o derëbardhë??
    Po ik o legen prapë me lulkurvin merresh?
    Ai ka kohë qe eshtë çpuar.
    Mirë thotë Duma
    Por shumë vonë.

  4. Gallate e karagjozeve te PD. Estrade pa para! Rrofte Grida e kompani! Eshte bere keq per lek! Rrofte Ed bosi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *