• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktorja Laurel Goodwin

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Laurel Goodwin, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjecare.

Lajmi u konfirmua nga motra e saj, Maureen Scott e cila nëpërmjet një njoftimi tregoi se aktorja vdiq më 25 shkurt. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur. Lauren lindi në Wichita, Kansas, më 11 gusht 1942, por më vonë u zhvendos në San Diego gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimisht në San Francisko me familjen e saj. Pasi mbaroi shkollën e mesme ajo ndoqi pasionin e saj për aktrimin duke studiuar për dramë në Universitetin Shtetëror të San Franciskos dhe më pas nënshkroi një kontratë me Paramount Pictures. Aktorja debutoi në Girls!Girls! Girls! si një nga dy interesat e mundshme të dashurisë për personazhin e Elvis Presley-t (tjetri u portretizua nga Stella Stevens).Një vit më pas, Goodwin luajti vajzën e të drejtuesit të hekurudhave të Jackie Gleason në komedinë Papa’s Delicate Condition.Ajo ka marrë pjesë në  në seriale të shumta televizive, duke përfshirë The Virginian, Get Smart!, The Beverly Hillbilllies, Mannix dhe The Dain Curse/Lapsi.al

Laurel Goodwin Dead: Elvis Presley Co-Star, Actor In 'Star Trek' Pilot, Was  79 – Deadline



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *