• |
ide | kryesore

Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Polonia deklaroi se është e gatshme të japë “menjëherë dhe pa asnjë pagesë”, të gjithë avionët e saj MIG-29. Ata do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe që mund të vendosen “në dispozicion” të qeverisë amerikane.

Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara t’u japin “avionë të tjerë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse”. Polonia shton se “është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së këtyre avionëve”.

Qeveria polake u kërkoi gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s që kanë në dispozicion avionë MIG-29 të veprojnë në të njëjtën mënyrë. SHBA konfirmoi gjatë fundjavës se po punon për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë.

Raportohet se Polonia do të dorëzojë avionët MIG-29 të saj në këmbim që SHBA t’i sigurojë asaj avionë të tjerë luftarakë si zëvendësim. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *