• |
ide | kryesore

PSG, në ankth për Mbappé: grumbullohet për Real Madrid, por është i dëmtuar

-Instant, Sport



Kylian Mbappé vazhdon të shqetësojë PSG, pavarësisht se e ka thirrur të jetë me skuadrën, në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Sulmuesi francez, pasi pësoi një shkelje në stërvitjen e mëngjesit të së hënës, është thirrur rregullisht edhe pse nuk është e sigurtë nëse do të dalë në fushë kundër asaj që ndoshta do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Të dhënat e para kishin përjashtuar frakturat dhe në një komunikatë zyrtare parisienët folën për “kontrolle qetësuese”. Sot janë kryer teste të reja, por prania e tij në këtë pikë duket e sigurt, ndonëse ende mbetet për tu parë nëse do të jetë nga fillimi. Që në mbrëmjen e djeshme, futbollisti i kishte zbuluar stafit të tij prezencën e tij në Bernabeu.

Paris Saint Germain është thirrur bë cështje të mbrojë 1-0 e ndeshjes së parë dhe të nënshkruar nga Mbappé në minutën e 94, kur ndeshja dukej e destinuar të përfundonte në barazim, pavarësisht dominimit të lojës dhe mundësive të krijuara nga djemtë e Pochettinos.

KOMUNIKATA E PSG E TË HËNËS

“Kylian Mbappé pësoi një goditje në këmbën e majtë në stërvitje. Ai e mori trajtimin këtë pasdite. Ekzaminimi klinik ishte qetësues dhe një kontroll i ri do të bëhet brenda 24 orëve.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *