• |
ide | kryesore

Sjellja naive e Bashës duke uruar 8 marsin/ Edhe ndjekësit në Facebook e masakrojnë në komente

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit, Lulzim Basha u gozhdua sot në komente në një postim që bëri në Facebook për të uruar festën e gruas.

Poshtë postimit të Bashës vërshojnë dhjetra komente denigruese dhe përbuzëse për kryetarin, që shpartallimin e PD-së në zgjedhje e njeh si anomali dhe jo si disfatë.

Që prej humbjes katastrofike në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit, Lulzim Basha ka reaguar vetëm një herë duke thënë se nuk ka humbur asnjë garë dhe se është përballur me masakra elektorale. Zgjedhjet e së dielës i cilësoi si anomali.

Mes demokratëve pati një reagim të fortë kundër Lulzim Bashës kur ky i fundit largoi Sali Berishën nga PD më nëntë shtator. Megjithatë Basha dhe klani i tij brenda PD-së e refuzuan këtë thirrje shurdhuese të demokratëve për largimin e Berishës.

Pika që derdhi gotën ishte gjashtë marsi. Zgjedhjet bindën këdo përtej dyshimit të arsyeshëm se Basha nuk përfaqëson më shumicën në opozitë. Nëse fusim në ekuacion edhe refuzimin e Bashës për të reflektuar mbi disfatën katastrofike që pësoi PD-ja nën drejtimin e tij, reagimi i popullit opozitar domosdo do të ishte më i acaruar. Mjafton një vëzhgim i shkurtër mbi komentet poshtë urimit të tij naiv për ditën e gruas, dhe panorama bëhet edhe më e qartë.

Një tjetër pasojë e gjashtë marsit ishte shpërthimi i frymës kundër Lulzim Bashës brenda grupit parlamentar besnik të tij. Emra si Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Flutura Açka, Ferdinand Xhaferri, Dash Sula e të tjerë, që e kishin mbrojtur me pathos prej muajsh në çdo dalje publike e studio televizive, tashmë atij i kërkojnë dorëheqjen.

©LAPSI.AL 



11 Comments

    1. Hahaah

      I madh je

      Këto që kanë dalë në shtyp duken sikur kanë këtë mesazh :
      Bashkohemi, te ikë basha por dhe berisha, dhe marrim noi lekë nga rama ?! Amin lekë!!!

      Ky është fiks mesazhi i ramës.

      Do ta përdorë edhe ca bashën ne një akt tjetër të cirkut të vulës dhe bravës, me shpresën mos ndoshta zë në rrjetë noi peshk nga publiku. Kçk !

      Vazhdohet të goditet berisha nga të gjithë aty, edhe basha , por faj ka edhe berisha që këta deputetë janë me bashën.

      Sipas fabulës që i serviret publikut, berisha ska të drejtë as të marrë frymë se i prishi rehatin këtyre gjytyrymëve, apo edhe planet e ramës.

      E verteta eahte pak më ndryshe, Rama e krijoi këtë aksion politik me goditjen e berishës, me qëllim nënshtrimin total për dekada të opozitës.

      Rama vazhdon ti përdorë me vetëdije të plotë të tyre mbeturinat e selisë , këta janë në tavë të ramës, duke bërë cirkun e ramës.

      pas ngjarjes se parashikuar qe ndoshi në 6 mars, nevojitet për tu servirur një reflektim i tipit, basha humbës ,fajin e ka saliu , ne jemi në tavë ramës. Hajde shtyjmë edhe ca , me ramën kap ça të kapësh sot, se nesër nuk i dihet .
      Pra tentohet ti jepet valium njerëzve duke e vënë theksin tek degjenerimi i diskursit publik, normave morale, vlerave ne funksion të pushtetit të ramës.

      Rama ështl i pari lider shqiptar që përpiqet të bëjë këtë mynxyrë ,pra po kërkon një shkatërrim të tilëë të sist it të vlerave , shitjes, etj

      Më keq se enver hoxha dhe sistemi komunist.
      Qeverisja më e rrezikshme kundër shqiptarëve, me qëllim të pashpallur denatyralizimin që është duke u zbatuar nga rama.

      Këta që merren me bashën harxhojnë frymë kot. Armiku më.i egër është.rama

  1. Qe lulzimi eshte varikars kte e dime.
    Po edhe klju konviktorat e lapsit sjeni me pak sumqira qe pergjoni profilet e robve si ata bythqirat qe pergjojn ciftet te liqeni

  2. Jo po ishte kurth jo po sduhet te kishim hyre, jo sjepet doreheqje per 6 bashki. Ahh moj PD ku je katandis. Ka ndonje fitore PD qe kur eshte bere luli kryetar. Se dhe bashkine e tiranes kur e fitoi lulushi me 10 vota diference ishte Berisha kryetar. Tani si do pretendoj ky i vules te marr Tiranen pas 1 viti kur nuk mori dot Voren dhe Rogozhinen. Sa te jete lil brava lal zdromsi e ka ne xhep edhe mandatin e trete me inçernator pa inçernator.

  3. Lulzim Basha nuk do kishte urrejtjen e atyre fytyrave në panel, nëse nuk do ishte distancuar nga Sali Berisha. Nuk do kishte as urrejtjen e Sali Berishës. Do ishte i përkëdheluri i tij dhe i tyre sic ka qene nga 2005 deri me 2021.

    Ata njerëz nuk përfaqësojnë vetveten, por emocionet dhe shkulmat e brendshme të Sali Berishës, ose siç do thoshte Sandri, “të atij që ua ngreh”Nje grup shpellkaresh mediatik nuk meren me serbin salih karaxhic berisha qe shkatarroje nje komb me dy here ne pushtet te falur nga komunisti ramiz dhe socialisti fatos por meren me birin e salihut qe eshte i rrezuar qe ne lindje

  4. Ta masakrojme Bashen,
    te sjellim Saliun perseri,
    na ka marre malli shume,
    per karagjozlleqet e tij,

    Popull i Lushnjes, ju pershendes –
    ulerinte Saliu ne mes te Fierit pra,
    por atehere nuk kishte Facebook,
    kishte vetem gallate dhe tallava.

    Jam i gezuar fort qe marr pjese –
    ne vizite vdekje thoshte ai Sali,
    ja keto vertete qe na mungojne,
    dhe mezi presim ti thote perseri!

  5. Lyl Basha beri dy gjera te mira..I shkerdheu Argiten ne kosove Salih Berishes dhe i futi karin ne bythe Salih Berishes kur e prejashtoi nga PeDja Bravo Lyl !Vari karet malokeve cfare thone per ty…

  6. Vetëm në Shqipëri ndëshkohet roja e lopëve që nuk mundi të ruajë lopën nga hajduti, e vlerësohet hajduti i lopës për “aftësitë”e tij.
    Qenka “naivitet” i Bashës që deklaron se Rama ka fituar vetëm në sajë të hajdutllëqeve të Ramës që duartrokiten nga “populli socialist”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *