• |
ide | kryesore

Tjetër deputete i del kundër Bashës: Jep menjëherë dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së në Krujë Merita Bakiu i bashkohet zërave të rinj brenda grupit paralementar të PD-së që i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës.

Sipas Bakiut, PD pësoi një humbje të tmerrshme, është e përçarë dhe ndoshta më keq se në vitin 1997.

“Ndodhemi ne nje situate te veshtire, ndofta me keq se vitin 1997 , per arsye se pervec humbjes se tmerrshme kemi dhe nje PD te percare.

Ne kete moment po nuk morem pergjegjesite do te jemi dhe deshmitare te shkatarrimit perfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas sigles , anetaresia dhe per me teper votat popullore na treguan realitetin.

Pergjesjesia fillon se pari tek ju kryetar e me poshte. PD shpeton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me doreheqjen tuaj dhe cuarjen ne zgjedhje te reja brenda PD ku bejne pjese edhe anetaret, miqte e bashkepuntoret qe sot i jane bashkuar foltores.

Nuk behet fjale per te gjetur fajtore, por per te marre pergjegjesi e per te bere zgjidhje.

Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.” – deklaroi Merita Bakiu.

Lulzim Basha vijoi të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.

Si pasojë e rezultatit katastrofik në zgjedhjet e 6 marsit, një numër jo i vogël deputetësh demokratë që e përkrahnin Bashën i janë kthyer kundër.

Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açkla vendosëm të japin dorëheqjen nga postet e PD-së, kurse Dashnor Sula deklaroi se është gati të lërë detyrën e deputetit, nëse nuk ndryshon situata aktuale në PD. Grida Duma ishte po ashtu e ashpër me Bashën në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Ervin Salianji kërkoi dorëheqjen e Bashës gjithashtu.

Gjatë mbledhjes, vetëm Flamur Hoxha, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri ishin në krah të Bashës, ndërsa pjesa tjetër ishin pro dorëheqjes nga posti dhe mbajtjes së zgjedhjeve në parti. ©Lapsi.al 



8 Comments

  1. totalisht buratin ky loqja. si ka mundesi qe nuk e jep doreheqjen? i bejn shantazh se ska si shpjegohet ndryshe. eshte komplet absurde. ndoshta duhet te hapi krahun dhe berisha, qe te loshojn edhe kete e ta len te japi doreheqjen.

  2. Sa te jet Berisha verdall, nuk lejn as Bashen qe te japi doreheqje. Lum Ram poturrja per juve (B&B e kam fjalen), tu mbaj me kimet.

    1. E keni kuptuar qe esht zinxhiri o tespijet e rames qe idreth si pas oreksit te vet paguhen nga taksat tona si per diegien e plerave nuk u denuan sa nje bir kurve.

      1. o Gimi, spo ta kuptoj pergjigjen e komentit tim. Gjithsesi normale qe sdo denohet se kur ska opozit ai ja hedh bythes. opozita e ka mendjen te grindet me veten.

  3. e vetmja menyr qe te lind nje opozit (pasi kjo qe eshte tashme ka vdekur) eshte qe te hapi krahun si Basha ashtu dhe Berisha. Vetem ateher mund te ket shpresa per opozit e rotacion. Keto zgjedhje ben qe Rama te ferkoj fort duart, sidomos kur pa se Sala me Liken morren me shum se Luli. Tani e ka te sigurt mbreterimin deri sa te jet gjall, nqs do vazhdoj te ket perball Sal-Liken me Lulin, vec e vec.

  4. Problemi jan militantet. Ata jan aq te lidhur me berishen, sa qe edhe ta dine qe nuk vin kurr ne pushtet. Prap per ta ai eshte i pa zvendesueshem.
    Njelloj si enveristet, qe e duan enverin edhe sot e kesaj dite.

  5. Interesant me kete njeri,mendoj se ambasadhorja luan me kete injorant tashme i refuzuar nga elektorati dhe nga grupi parlamentar.

  6. Kjo eshte per vete nje zorraxhie. Der dje kur luli humbi zgjedhjet e sdha doreheqjen su ndje laraska meqe luli e vuri deputete sot i erdhi zeri zhabes.

    Kto duhen zhduk te gjithe pa perjashtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *