• |
ide | kryesore

Video/ Dëmtoi në stërvitje Mbappé, Gueye ofendohet në rrjetet sociale: detyrohet të bllokojë komentet

-Instant, Sport, Video



Idrissa Gueye u detyrua të çaktivizojë komentet në rrjetet sociale pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Kylian Mbappe në stërvitje. PSG do të luajë me Real Madrid për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve dhe në Santiago Bernabeu, mund t’i duhet të bëjë pa Mbappé, edhe pse sulmuesi është grumbulluar për transfertën e Madridit.

23-vjeçari ishte ylli i ndeshjes së parë kur Paris Saint-Germain mundi Real Madridin në Parc des Princes falë supergolit të tij në fund. Dy skuadrat do të takohen sërish nesër, por prezenca e sulmuesit është e pasigurt. Gjatë stërvitjes së fundit, Mbappé mori një goditje nga shoku i skuadrës Gueye dhe mbeti përtokë në dhimbje. Fillimisht, frika ishte se lojtari kishte thyer këmbën, por më vonë rezultoi se nuk kishte fraktura. Megjithatë, prania e tij kundër Realit mbetet në dyshim.

Pas frikës fillestare, PSG publikoi një shënim në faqen e tyre zyrtare për të informuar tifozët dhe mediat për gjendjen e sulmuesit: “Kylian Mbappé pësoi një goditje në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së sotme. Pasdite iu nënshtrua një trajtimi. Ekzaminimi klinik është qetësues dhe një kontroll i ri do të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme”.

Ndërkohë, Idrissa Gueye u detyrua të çaktivizojë komentet në rrjetet sociale për shkak të fyerjeve të marra dhe, si ai, edhe gruaja e tij. Të gjithë fajësojnë mesfushorin për incidentin, por Mbappé ka shpejtuar t’i dalë në mbrojtje. Ai ka postuar një foto me shokun e tij të skuadrës në Instagram dhe ka shkruar: “Të gjithë bashkë, gjithmonë si Paris”.

Mbappé, këtë sezon, ka shënuar tashmë 24 gola dhe 17 asiste në 34 paraqitje zyrtare mes kampionatit e kupave. Pochettino dhe tifozët shpresojnë dëshpërimisht ta kenë në dispozicion për ndeshjen kundër Realit. Të gjithë sytë ishin tek ai, që në ndeshjen e parë, edhe për shkak të zërave për transferimin e tij të mundshëm te Reali në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *