• |
ide | kryesore

Video/ Inter tremb Liverpool, por eleminohet: tërmet 7 ballë në Mynih, shembet Salzburg

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje spektakolare e Champions që ka parë dy skuadrat e para të kualifikohen në cerekfinale. Inter mposhti Liverpool, që dorëzohet për herë të parë në Anfield Road prej një viti, por nuk mjafton për arritjen. Zikaltrit dalin nga Champions, bashkë me Salzburg, që shkatërrohet në Mynih 7-1, pasi kishte ndërtuar ëndërra pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.

LIVERPOOL 0-1 INTER (2-1)
Interi mposhti Liverpool 1-0 në Anfield në ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, por nuk arriti të përmbysë 0-2 e pësuar në San Siro duke i thënë lamtumirë kompeticionit. Zikaltrit bënë një paraqitje të shkëlqyer, kaluan në avantazh në minutën e 62 me një perlë të Lautaros, por menjëherë pas kësaj mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Sanchez. Reds i goditën të tre shtyllat, por nuk shënuan dot, pavarësisht se në fund festuan kalimin në çerekfinale. Duartrokitje dhe zemërim për skuadrën e Inzaghit. Interi fitoi në Anfield me një supergol të Lautaros (nuk shënonte në Champions League prej 490 ditësh) por Liverpool shkon në çerekfinale falë ndeshjes së parë të fituar 2-0. Pas magjisë së Toros, do të kishte pasur një gjysmë ore të mjaftueshme për të ëndërruar, por Sanchez e la menjëherë ekipin e tij me dhjetë lojtarë duke merituar të verdhën e dytë kur Dzeko ishte gati të zinte vendin e tij. Reds, në fraksione të gjata padronë në fushë, goditën tre shtylla. Në fund, përtej eleminimit, Inzaghi duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e De Vrij dhe Brozovic, që mbeten për t’u vlerësuar në kuadër të ndeshjes së së dielës mbrëma si mysafir në Torino.

BAYERN MYNIH 7-1 SALZBURG (8-2)
Tre javë kohë nga ndeshja e parë në mënyrë të pashmangshme nxorën në dritë diferencën e qartë në vlera mes Bayern Mynih dhe Salzburg. Rezultati 1-1 me të cilin skuadra austriake kishte vënë në vështirësi serioze kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë (me rezultatin përfundimtar që i rrinte ngushtë skuadrës së Jaissle) është vite dritë larg goleadës së mbrëmjes së sotme në Allianz Arena, që e projektoi që në gjysmë të ndeshjes Nagelsmann në çerekfinale të Champions League: është hera e nëntë në dhjetë sezonet e fundit që gjermanët e arrijnë këtë objektiv. E të mendosh se Capaldo humbi 0-1 që në nisje të ndeshjes me portën bosh në asistin e Adeyemit. Por, kapja e Wober ndaj Lewandowskit në zonë përcaktoi penalltinë që vetë polaku e shndërroi në gol në minutën e 12. Brenda pak minutash (midis 21′ dhe 23′) u materializua trisi bavarez: fillimisht Lewandowski transformoi një tjetër penallti pas një faulli tjetër të kryer nga Wober, pastaj numri 9, i shërbyer nga Muller, fitoi një kontrast me Kohn, godeti shtyllën dhe me topin të kthyer sërisht në këmbët e tij e dërgoi në rrjetë për të fiksuar trigolëshin e tij personal. Pokeri i Bayern erdhi pas gjysmë ore lojë: Coman i rrëmbeu topin Camara përpara se të shërbejë në zonë për Gnabry, përfundimi i të cilit kalon nën trupin e Kohn për të regjistruar rezultatin në 4-0. 60 minutat e mbetura janë leksion futbolli. Në minutën e 54, Muller lëshoi një të majtë fituese pas asistit të Sané. Dygolësh i numrit 25 në minutën e 83′, ndërsa vetë Sané do të shënonte edhe golin e shtatë për bavarezët 4 minuta nga fundi. Goli në minutën e 70-të (me rezultatin 5-0) nga Kjaergaard, i cili gjithsesi shënoi një gol të mrekullueshëm, vlen vetëm për entuziastët e statistikave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *