• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lot në parlamentin britanik, Zelenesky u drejtohet deputetëve me fjalët e Churchill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përdori sot fjalimin e famshëm të Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore duke mbajtur një fjalim historik në Dhomën e Deputetëve britanikë. Ai u foli drejtpërdrejt nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta, duke u zotuar se “ne nuk do të dorëzohemi”.

Zelensky u duartrokit gjatë nga të gjithë deputetët britanikë si para dhe pas fjalimit të tij, në të cilin e krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën e Britanisë në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

Duke u mbështetur në fjalimin ikonë të Churchillt ai se do t’a luftojnë armikun kudo.

“Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Ne do të luftojmë deri në fund, në det, në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja. Ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë” – përsëriti Zelensky fjalët e Churchill.

Ai tha se Ukraina po bënte një “luftë që nuk e nisi dhe nuk e donte” ndërsa u tha deputetëve se “nuk duam të humbasë atë që kenë, atë që është e tyre”. Presidenti ukrainas tha se më shumë se 50 fëmijë janë vrarë tani. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Mos u habisni kur ne Shqiperi te na vene President nje aktor te Portokallise, ashtu si ne Ukraine.

    Pas 24 korrikut ndoshta do ta kemi kete fat me ndonje komedian, se eksperimenti me ukrainasit doli me sukses.

    Pse te mos e bejne edhe tek ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *