• |
ide | kryesore

Analiza në REL/ A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse. Kjo, edhe pavarësisht faktit se Rusia ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse vjen deri te ndalimi i naftës së saj.

Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus?

SHBA-ja ka marrë vendim për të ndaluar plotësisht importet e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, pasi Ukraina – e cila ndodhet nën pushtimin rus – ka bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve.

Çfarë nënkupton ndalesa e SHBA-së në naftën ruse?

Mbretëria e Bashkuar do ta heqë naftën ruse gradualisht nga tregu – deri në fund të vitit – ndërsa BE-ja do t’i reduktojë për dy të tretat importet e gazit rus. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se refuzimi i naftës ruse do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global”. Çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë rritur ndjeshëm dhe mund të rriten edhe më shumë nëse Rusia i ndalon eksportet.

Sa naftë eksporton Rusia?

Rusia është prodhuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Nga rreth 5 milionë fuçi naftë bruto që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e kësaj sasie shkon në Evropë.

A ia del Evropa pa gazin rus?

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale për naftë në Mbretërinë e Bashkuar. SHBA-ja është më pak e varur. Në vitin 2020, ajo ka importuar rreth 3% të naftës së saj nga Rusia.

Po furnizimet alternative me naftë?

Analisti i politikave energjetike në Institutin Bruegel, Ben McËilliams, thotë se duhet të jetë më e lehtë të gjesh furnizues alternativë të naftës, sesa të gazit. SHBA-ja i ka kërkuar Arabisë Saudite që të rrisë prodhimin e saj të naftës, por ajo i ka kundërshtuar kërkesat e mëparshme të SHBA-së për të rritur prodhimin, në mënyrë që të ulen çmimet e naftës.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC. OPEC-u përbën rreth 60% të naftës së papërpunuar, që tregtohet ndërkombëtarisht. Për shkak të kësaj, OPEC ka një rol kyç në çmimet e naftës. Rusia nuk është në OPEC, por ka punuar me të që nga viti 2017.
SHBA-ja po shqyrton gjithashtu lehtësimin e sanksioneve të naftës ndaj Venezuelës. Dikur ka qenë furnizuese kryesore e SHBA-së me naftë, por, kohëve të fundit, Venezuela e ka shitur naftën e saj kryesisht në Kinë.

Çfarë do të ndodhte nëse gazi rus ndalon të rrjedhë në Evropën Perëndimore?

Çmimet për ngrohje – të cilat tashmë janë të larta – do të rriteshin edhe më shumë. Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së. Nëse rrjedha e gazit ndalet, Italia dhe Gjermania do të cenoheshin në mënyrë të veçantë. Evropa mund t’iu drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit, si Katari, ose Algjeria dhe Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

A mund të gjenden alternativa për gazin rus?

Jo shumë lehtë. “Është më e vështirë ta zëvendësosh gazin, sepse ne i kemi këto tubacione të mëdha që e çojnë gazin rus në Evropë”, thotë McËilliams për BBC-në. Instituti Bruegel, me seli në Belgjikë, parashikon se nëse Rusia i ndalon furnizimet me gaz në Evropë, atëherë Evropa mund të importojë më shumë gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.

A mund ta ndërpresë BE-ja vërtet varësinë ndaj gazit rus?

Nuk do të jetë punë e lehtë. Evropa gjithashtu mund ta rrisë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë, por ta bësh këtë nuk është e shpejtë ose e lehtë. “Burimet e rinovueshme kërkojnë kohë për t’u përhapur, kështu që, në afat të shkurtër, kjo nuk është zgjidhje”, thotë për BBC-në Simone Tagliapietra, analist i kërkimeve në Bruegel.

“Për dimrin e ardhshëm, ajo që mund të bëjë ndryshimin, është ndërrimi i karburantit, hapja e termocentraleve me qymyr – ashtu siç planifikojnë të bëjnë Italia dhe Gjermania në rast emergjence”, thotë ai. BE-ja ka propozuar një plan për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, përpara vitit 2030. Plani përfshin masa për t’i diversifikuar furnizimet me gaz. /Radio Evropa e Lirë



2 Comments

  1. Sejcili nga ne eshte shpetuesi ose humbesi i vetes vet me ose jo ne zbatimin e vullnetin e ZOTIT BOTNAVE.mendoni flisni dhe veproni si te doni e verteta flet vet ka fakte qe tashme i kemi prezent te gjith duke filluar ne vetet tona thotë:

    Cdo krijes eshte krijuar ne unitet dhe funksionon .vetem permes qArtesis qe kjo eshte burim gjallerije sigurije ekujlibri pàqe zgjillje shprese shpetimi rregulli mase .kjo vertetohet fetarisht shkencerish prAktikisht keto jan vlerat.e verteta ullzimi hyjnor.cdo ikje ngo kjo eshte e kunderta me interres personal mbi gjith cka per sejcilin plot paqartesi per te gjith pesimizem frik .stres depresion mungesa prebleme ne burim mashtrime shthurje urrejtje perplasje hakmarrije shkatrrim.ne fakt per vete duam vlerat te drejten hakun sejcili lumturin nese eshte e mundur sa me shum .sejcili nga ne i don dhe keshtu ju shklet te drejtat tjereve dhe tjeret ndalohen nga angazhimi ne dobi mirpo duke u futur shumica ne te njejten linje.do te thot qe sa me shum te thellohemi lind konkurenc shkatrrimi dhe ikjen nga mezi njerzor te njerzve me mundesi zgjilljesh qe ZOTI JU KA LLEN SI AFTESI dhe gjith se bashku vuajm pasojat e mungeses mundesive.eshte domosdoshmeri zbatimi i te vertetes per gjith sic e kerkojme per vetet tona.mbasi kjo eshte vula gjitha zgjilljeve ne burim si mirqenje dobije per te gjith.kush te vertetes si bindet me hir SI PERCAKTIM IVULLNET
    ZOTIT TE ZOTIT MALLERISHEM .DO TI BINDET FORCES TE TE FORTIT NGA NJERZIT DHE SHKATRROHEN MES TYRE..SHIJONI FUNDIN E ASAJ QE KENI ZGJELLUR FUKARALLEK KRIME SHKATRRIM NDESHKIM .PRISNI DEXHALIN PROFETIN MASHTRUES .QE SESHTE TJETER NJE NJERI I THJESHT PA ASGJE KRIMINEL NGA MEZI NJERZOR.SI SPROV PER JU JUMENDONI SE DO TU SHPETOJ NDERSA ME VEPRAT E TIJE MASHTRIMET QE BEN ESHTE I HUMBUR DHE SHKATRRUAR NDESHKUAR TEK ZOTI TIJE PER VETEN E VET.Uroj te pranoni ate qe deshironi per vetet tuaja shpetimin tuaj por per te gjith .si domosdoshmeri permes vullnetit ZOTIT.SI RRUG E VERTET DHE MERITUAR

  2. Nje milion negociata.po te zhvillojn .njerzit ne menyr te ndersjellt njeri me tjetrin duke mos qen e verteta prezen dhe respektuar ajo nuk kan mbaresi sepse egoja dhe mundesit jan dy elemet konfliktual dhe sikur nje negociat po te zhvillohet mbi bazen e te vertetes te gjith qendrojn dhe pranojn e respekt ecurin.sepse eshte sensi ne burim qe u krijuam me te e duam per vetet tona por qe te ekzistojm eshte domosdoshmeri per te gjith.nese bota nje dit bie ne paqe kjo vjen vetem nga bindja dhe angazhimi per ti sherbyer .perfundimisht cfar te mjellim vec e vec dhe gjith bashke dhe si ti bejm sherbimin ate rendiment do marrim .dhe pik ska tjeter sepse keshtu u krijua gjithcka per te funksionuar jo si deshiron egoja jon duket ti pershtatemi.mashtrimi mori fund.perderi sa nxorri faktet qe ishte mashtrim zhvillimin ngjarjet shkatrrimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *