• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër, zbardhet e shkuara e 38-vjeçarit nga fisi Bajri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mësohen të tjera detaje nga atentati me armë zjarri ndaj Admir Bajrit në Dobraç të Shkodrës. 38-vjecari është një personazh i njohur për policinë.

Katër vite më parë ai u arrestua gjatë operacionit “Oaz” bashkë me persona të tjerë të fisit Bajri.

Ndaj tyre rendonin akuzat për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme. Por akuzat nuk arritën të provohen dhe ai u lirua.

Atentati që iu bë sot ndodhi para një supermarketi në zonën e Dobracit në Shkodër. Autorët kanë qëlluar nga një makinë tjetër. I plagosuri ishte bashkë me nënën e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *