• |
ide | kryesore

Avionë dhuratë për Ukrainën me dorën e SHBA/ Plani i Polonisë që po kris rëndë unitetin e NATO-s

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Dukej një propozim i thjeshtë për të cilin të gjithë në Perëndim mund të pajtoheshin, dërgimi i avionëve luftarakë në Forcën Ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmit rus.

Në Amerikë, edhe republikanët dhe demokratët ranë dakord pasi Volodymyr Zelenski u lut për avionë në një telefonatë në Zoom me anëtarët e Kongresit në fundjavë.

Por Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni u ftohën pas paralajmërimeve nga Kremlini se Rusia do të përshkallëzonte përfshirjen ushtarake, dhe një frike në rritje se kjo masë mund të çojë në futjen e NATO-s në luftë me Rusinë.

Ideja tani është kthyer në një grindje të pahijshme diplomatike midis SHBA-së dhe aleatit të saj të NATO-s, Polonisë, e cila dëshironte që avionët e saj të përdoreshin në Ukrainë.

Pas dy javësh të unitetit të NATO-s pas pushtimit rus, ky propozim i Polonisë hapi një çarje në aleancën e NATO-s dhe Joe Biden duket se do të përballet me tërbimin në shtëpi, në SHBA.

Gjithashtu duket se kjo situatë do të errësojë ardhjen e Kamala Harris në Poloni të mërkurën.

Situata u shpalos pasi Polonia lëshoi ​​në mënyrë të njëanshme një deklaratë të martën mbrëma, duke thënë se po ofronte 28 avionë MiG-29 të epokës sovjetike, të cilat pilotët ukrainas do të ishin në gjendje t’i fluturonin.

(Mig-29. Polonia do t’i dhurojë Ukrainës 28 avionë të tillë) 

Polonia tha se nuk donte t’i dërgonte ato drejtpërdrejt në Ukrainë, sepse “nuk ishte palë në këtë luftë”. 

Por kishte pasur diskutime për një skemë “dhurimi“, në të cilën avionët polakë do t’i jepeshin SHBA-së dhe do të dërgoheshin në bazën e saj ajrore Ramstein në Gjermani. Ato më pas mund t’i rilyenin dhe ti fluturonin në një vend jo anëtar të NATO-s, nga ku pilotët ukrainas do t’i fluturonin për në Ukrainë.

Në teori, kjo do t’i largonte vendet e NATO-s nga përfshirja në luftë. Kosova ishte përmendur si terreni i mundshëm i kësaj skeme.

Në këmbim të donacionit të Polonisë, SHBA-ja do të furnizonte aleatin e saj duke i ofruar avionë F-16.

Megjithatë, njoftimi polak dhe sugjerimet nga burime diplomatike në Varshavë se marrëveshja u realizua, verbëruan dhe tërbuan plotësisht SHBA-në.

(Në foto: Dy armët ajrore që po ndihmojnë Ukrainën) 

Victoria Nuland, zyrtarja e tretë më e lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u pyet në lidhje me lajmin e fundit teksa doli përpara komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Diplomatikisht, ajo e quajti atë një “lëvizje të befasishme nga polakët”. 

Polakët nuk e kishin diskutuar më parë njoftimin e tyre me SHBA-në. Zyrtarët polakë nuk kishin biseduar me Anthony Blinken, sekretarin e shtetit të SHBA-së për këtë kur ai ishte në Poloni kohët e fundit.

Dukej se ishte një përpjekje e Polonisë për të detyruar SHBA-në që të pranonte avionët e saj. Por nëse ky ishte qëllimi, Polonia duket se ka dështuar në mënyrë spektakolare.

U desh pak kohë që SHBA-ja të përvetësonte deklaratën polake, por kur e bëri këtë, nuk pati asnjë të mirë dhe Pentagoni nuk e falenderoi Poloninë për ofertën e saj.

Në vend të kësaj, SHBA tha se ideja ishte “e paqëndrueshme”, nuk kishte “asnjë arsye thelbësore” dhe se “ngrinte shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s”. 

Megjjthatë, ekspertët sugjerojnë se është ende shumë herët për të anuluar plotësisht idenë që të sigurohen disi më shumë avionë në Ukrainë.

Pentagoni tha se do të “vazhdojë të konsultohet me Poloninë dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për këtë çështje dhe sfidat e vështira logjistike që ajo paraqet”. 

(Zelenski adresoi parlamentin britanik të martën. Ai gjithashtu i kërkoi kongresit ndihmë ushtarake) 

Kjo pasqyroi presionin politik që ka Biden për të gjetur një mënyrë për të rritur forcën ajrore ukrainase.

Mitch McConnell, lideri republikan në Senatin e SHBA-së, deklori se ai pret që avionët nga vendet e tjera të Europës Lindore të përfundojnë në Ukrainë në një mënyrë ose një tjetër.

McConnell tha se ndihma e propozuar prej 14 miliardë dollarësh amerikanë për Ukrainën duhet të përfshijë garanci huash për aleatët e NATO-s, përfshirë Poloninë, për të blerë avionë luftarakë për të zëvendësuar ata që përfundimisht do të transferohen në Ukrainë.

Kreu republikan tha: “Ne duhet t’u ofrojmë atyre garanci kredie dhe siguri se ata do të jenë në gjendje të gjejnë një mënyrë për të plotësuar humbjen e atyre MiG-ve.” 

Gjetja e një mënyre tjetër për të çuar avionët në Ukrainë do të jetë në listën e zv.Presidentes amerikane Kamala Harris kur të mbërrijë në Varshavë.

Në Uashington, atasheu i mbrojtjes i Ukrainës, gjeneral major Borys Kremenetskyi, pas një takimi në Pentagon, tha se rritja e aftësive ajrore të vendit të tij mbetet prioriteti numër një.

“Mund të jenë sisteme të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore. Mund të jenë avionë luftarakë. Çfarëdo që të jetë e mundur.” – u shpreh ai.

The Telegraph, përshtati në shqip për ©Lapsi.al Arbër Kaceli



18 Comments

  1. Njesoj si me pandemine, u intereson te dalin ne media dhe komitete shpetimi e te bejne sikur cfare po bejne, sa me shume te zvarritet kriza aq me shume perfitojne politikisht ne shtepi.

    Ideja per avionet ishte e ShBA-s, mesa duket ka qene premtim elektoral. Polonia thjesht ua therriti bllofin.

    Pavarsisht kesaj, NATO duhet te rrije larg atij konflikti, nuk duhet te dergoje as arme antitank e as kundrajrore pasi eshte ceshtje kohe qe Ruset ti sabotojne dergesat ende pa mberritur ne Ukraine ne territor te NATOs, e gjeja e fundit qe deshiron njerzimi eshte nje lufte termonukleare

      1. Nese kane ndermend te ndihmojne Ukrainen ajo behet duke nderhyre ushtarakisht me shpallje lufte Rusise.

        Keto “ndihma” vetem i zgjasin agonine dhe vuajtjet Ukraines, Putini nuk pyet as per sanksione e as sa ushtare te tij i vriten, per te aneksimi i saj do behet me cdo kusht.

    1. Nuk kane per qellim luften berthamore.
      Pas kesaj lufte eshte e sigurt se Rusia do dale e humbur, me me pak resurse me e varferuar dhe e dobesuar ne planin afatgjate. Europa do kete humbje te medha dhe afatgjate do ndihet ekonomikisht si eshe me e varur nga amerika.

      Qellimi eshte dobesimi i nje fuqie rivale si rusia dhe
      rritja e varesise e nje partneri BE qe kerkon te jete i barabarte.

      Ka gjithmone rreziknqe sherbimet kundershtare te nderlikojne por mundesite, ne kushtet e nje superioriteti te madh te cia ndaj fsb, per lufte berthamore jane zero.

      Ne usa perfituesit e vertete jane ata qe kane ne dore kontrollin e kapitalit, pasi do merren qindra miliarde borxhe per buxhete, per ndihma per ushtri , etj etj, dhe patjeter grupet ushtarake dhe te energjise ne cdo rast raporti mes atyre qe japin borxh ose blejne europen me grupet ushtarake te energjise etj eshte disafish ne favor te grupeve te kapitalit te cilen jane gjithashtu pjese e grupeve te tjera

      Problemi eahte qe rusia e kishte levizje te detytuar pasi nuk po e kontrollonte dot politikisht ukrainen. Kukullat si zelenski jane te kontrolluara nga amerika dhe e kane tradhetuar ne fakt ukrainen.

      Ne politiken e jashtme Europa eshte e dobet perkunder amerikes, dhe ska ende nje plan ushtarak si BE, pasi kjo do preke detyrimisht Nato

      Amerika me nje fjale eshte bosi i europes. Dhe i rrwh me shpulla europianet, ruseve u merr zonat e influences

  2. po te mos kishte akordin e amerikes putinit nuk ja mbante bytha te sulmonte.amerika e bidonit nje kurve esorosit po luan nje loje identike si basha.por ky don me gjunjezu europen.

  3. Polonia ka interesine vet, se ka frike nga Rusia, do ta dobesoje Rusine, te shpresoje qe Ukraina po ben qendrese deri ne fund(sic shpresojme te gjithe) dhe do qe te heq qafe rrangallat sovjetike, dhe te marr Avione te rinj (pra ta shfrytezoje kete moment lufte per interesa te saj). Ok po kur i ben keto plane kaq te mira, pse nuk konsultohet me ata qe duhet,por e ben fak te kryer? Pse nuk i dergon vete avionet ne Ukraine,qofte dhe ne menyre manuale, kur dihet qe perendimi i Ukraines,nga ku kufizohet me Polonine, eshte zone e paprekur nga ruset. Le t’ua dergojne vete, pse duhet t’ia “ngecin” ShBA,Gjermanise e aq me pak Kosoves (meqe ra fjala e dine gjeografine keta polaket?Si do u dergokan nga Kosova ne Ukraine pakaluar ne territor te Serbise apo NAtos?) . Dhe mos te harroje Polonia qe ne fund Rusia do e mbaj pergjegjese Polonine dhe jo Shba apo Gjermanine, keshtu qe po deshi t’i bjere ne qafe ndokujt, Polonise do i bjere,se me SHBA dhe Gjermanine sia mban.
    Do ishte ideale nqs keta avione i dergohen ne nje menyre Ukraines, por jo te rriskohet Lufta Botereroe se nje lufte boterore nuk i leverdis askujt, as vete Ukraines. Dh

  4. Kam përshtypjen se në “përshtatjen” e këtij shkrimi të The Telegraph, ku thuhet se Amerika qënka “verbuar e tërbuar” nga kjo kërkesë e Polonisë, është një përshtatje alla Bushati.
    Në SHBA nuk meren vendime si në Shqipëri, nga Enveri dikur e tani nga Rama, e në Rusi nga Putini.
    Në SHBA mblidhet Kongresi e Senati e me vota të përbashkëta të dy partive , demokrate e republikane, meren vendime të rëndësishme

  5. Lëvizje e zgjuar kjo e polakëve. Doni t’i nxirrni gështenjat me duart e të tjerëve dhe t’a hamë neve ??!! Jo rrofsh ti për ndihmën!

    Por polakët bënë gabim të madh kur u bashkuan me diktaturën e ashtuquajtur “Bashkimi Europian”. Nuk e menduan ata haraçin që do t’i paguanin Europës kurvë, ekonomine, emigracionin, ushtrinë, etj … dardha e ka bishtin mbrapa. Ata e bënë si nusja, që për inat të sime vjerre vajti me mullisin.

  6. Cfare mendimi ka lideri yne, lideri global, per kete problem? Po Xhacka pse nuk nderhyn? Te lutem Xhacka, zgjidhe kete mosmarreveshje, te lutem ne emer te SHBA-ve dhe Polonise te nderhysh me vendosmerine qe te karkarkaterizon ty..

  7. Polonia nuk do guxonte te bente dhurata se e di mire cfare do te thote Rusi.
    Loja me Solidarnost ne Poloni ishte fillimi i marreveshjes se madhe Moske-Uashington dhe dorezimi i komunizmit pa lufte. Polaket e dine, ndaj shpejt humbi vula e sindikatave polake.

    Pa garancine e SHBA nuk do te flitej per dhurata, te tjerat jane pjese e lojes.

  8. Ukraina ka rreth 20-30 avione luftarake qe nuk i ngre ne qiell se Russia ka superioritet absolut ne ajer.
    Ka Pantsir S1 dhe SA400 si edhe pergatitje me te mire luftarake ne ajer. Kjo u pa qarte ditet e para te luftes. Propaganda Ukrainase me Ghost of Kiew dhe karrliqe si kto nuk pi uje ne realitet. As qyrravitjet e refugjateve lart e poshte nuk e pemiresojne situaten.

    US e beri te qarte. Shtimi avioneve te tjere nuk sjell avantazh. Perforcimi me mjete antiajrore po. Ukraina sot mori nga GB Starstreak MANPADS arma me e avancuar toke ajer.

    Kalemxhinjte e Lapsit si gjithmone ia fusin si kau peles. Nxjerrin edhe ca skematika dronesh dhe…..

    bir Selman.

  9. Ne luften e I-re boterore Polaket ishin kryebythqirat qe ngaterruan dynjane. Ne te II-en Nazistet tentuan te modifikonin ADN e Polakeve,por Britaniket e ndaluan modifikimin per interesat e tyre.
    Dhe sot……..

  10. nuk mund te japi USA avjone F-16 per ca karakatina ruse Polonia do te perfitoje nga momenti dhe gjendja e Ukraines Karakatina ruse USA gjen ne cdo vend lindor te NATO per ti derguar ne Ukraine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *