• |
ide | kryesore

Berisha-deputetëve që dolën kundër Bashës: Bashkohuni me ne, por me një kusht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që dolën kundër Lulzim Bashës pas daljes së rezultatit të 6 Marsit të bashkohen me të. Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen Bashës se nuk e pranojnë opozitën fasadë të Ramës.

“Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë në të cilën aleancë PD ka rolin kryesor përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70% e popullit shqiptar voton për Shtëpinë e Lirisë. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme të 6 marsit me të cilën në këtë ditë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Se lojën me fasadë opozitë nuk e pranojnë por e hodhën në kosh të plehrave.

Gjej rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë drejt zgjedhjeve të tjera. Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë dhe Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj qëndrimet e deputetëve. Sapo konstatuan qëndrimin e elektoratit shqiptar se brava opozita është false, ata shpresën qëllimet e tyre të drejta.

Kërkuan vendime të cilat Lul Brava nuk i merr kurë se nuk e lejojnë. I ftoj të bashkohen me PD dhe të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj se ligji dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është edhe mbetet vota e lirë. Kushdo që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi mes demokratëve është i mirëpritur të bashkohet me ne”, tha Berisha.



6 Comments

  1. Fol se te erdhi dita. Te gjithe e dine qe keto zgjedhje i bere bashke me koklopen per te margjinalizuar lul bashen.

  2. Hazhi Qamili po i ben llogarite si ja ka qefi. 70% e 30% te votuesve bejne 21% ;50% e kesaj shume jane LSI e Nard Noka bejne 15 % . I bie qe jane barabart te dy PD.

    1. O lulezim a lulqim apo luldhim. Paske bere permirsime ne emer dhe ne njohurite e tua matematikore. Ke ende kohe qe ta besh treshin kater, pese e me radhe. Me ndihmen e Rames patjeter.

  3. Forca Berisha vetem ti e permbys kete rregjim Putinian/Ramist

    Shkoni pagoni nafte 300 leke ju rilindas qe keni vjedhur kete popull, ju hani bar vetem te mos leviz qeveria mafioze.

    E keni pare rritjen e energjis se bizneseve 34% o idiota komunista, ne kkuriz I keni te gjitha rritjet e cmimit.

    Ha harrova edhe Kimetja eshte me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *