• |
ide | kryesore

Humbja e Bashës që mërziti regjimin

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide



Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dëshmoi nevojën jetike që ka vendi për një opozitë të vërtetë. Katandisja e fraksionit të vulës në shifra pabesueshmërisht të ulta, nuk ishte gjë tjetër veçse ndëshkimi i tentativës për ta zyrtarizuar opozitën si fasadë të regjimit të Edi Ramës. Në një kohë të errët, pas zgjedhjve të 25 prillit, kur mendohej se nervi opozitar në Shqipëri ishte paralizuar, qytetarët kanë reaguar për të parandaluar kapitullimin e plotë ndaj një pushteti, që ka marrë nën kontroll gjithçka, përfshi edhe opozitën zyrtare.

Në një strategji të menduar mirë, Edi Rama dhe zarat e tij mediatikë (disa me pagesë e disa me shpresën që do kapin ndonjë gjë më shumë) stisën fabulën e një përplasje individuale Berisha- Basha, “mes llozit dhe varesë” e më tej akoma, mes pro dhe anti amerikanëve në PD. E gjithë kjo propagandë 6 mujore kishte një qëllim të vetëm: Të ekzekutonte çdo përpjekje për të ringritur një opozitë të vërtetë dhe të mbyste çdo debat serioz mbi të ardhmen jo thjesht të opozitarizmit por edhe të vetë shoqërisë shqiptare karshi një pushteti gjithnjë e më abuziv.

E kamufluar pas amerikanizmit “të zjarrtë”, që shpërtheu si me telekomandë, kjo strategji synonte të mbante fort opozitën e kontrolluar, e cila në asnjë rast nuk përbënte rrezik për Ramën apo, më keq akoma, votonte në Kuvend çdo gjë që i kërkonte Rama. Në mediat e qeverisë lulëzoi një Lulzim me përmasat e një heroi modern që po ndeshej me bajlozin i zi në emër të Shqipërisë, Amerikës, Natos dhe BE. Ky lider, që i garantonte mbretërimin e qetë Edi Ramës, nuk ishte më ai që përdorte paratë e Rusisë kundër orientimit perëndimor të Shqipërisë. Nuk ishte më as tradhëtari që shiti luftarët e UÇK-së në gjykatën ndërkombëtare. Sulmet për të, që shkonin nga 21 janari, rruga e kombit e deri tek familjarët me një gjuhë denigruese, u zëvendësuan nga gjenialiteti i tij për të drejtuar si duhet opozitën në mandatin e tretë të Edi Ramës.

Në fakt gjenialiteti i Bashës zgjati shumë pak. Si gjithnjë mjaftuan vetëm një palë zgjedhje, të pjesëshme madje. Ndoshta kjo është dhe arsyeja e nervozizmit të atyre që vunë bast për të (ndonëse askush nuk iu ka faj pasi Basha ishte “kalë” me provë). Basha nuk mbajti më shumë se 6 muaj dhe bashkë me të nuk mbajti as strategjia për të patur në Shqipëri një opozitë të emëruar dhe jo të votuar. Duke i nxjerrë jo vetëm bllof, por duke i shndërruar edhe në gazin e botës të gjithë ata që i thurrnin lavde qëndresës së tij heroike.

Ata që ndëshkuan Bashën me votë në 6 mars nuk janë populli antiamerikan e as ndjekësit e verbër të Sali Berishës. Ata nuk dolën nga shtëpitë në një ditë të ftohtë për të zgjedhur mes llozit dhe varesë. Shumica e tyre dolën në një përpjekje të respektueshme për të shpëtuar vendin nga asgjesimi i opozitës. Inserimi perfid në debatin opozitar i pro apo anti amerikan, u rrëzua edhe nga ajo që ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD. Kërkesa për largimin e Bashës dhe ringritjen e PD u bë nga të gjithë ata që deri dje klasifikoheshin te “pro amerikanët”. Po tani, ç’ndodhi me ta? Si po ngrihen ata kundër “të përzgjedhurit” të SHBA?

Historia e sajimit të një lideri nga njerëzit e pushtetit, jo vetëm nuk është e mundur por ka krijuar dhe një situatë absurde në kufijtë e qesharakes. Për shembull, dikur, opozitarë si Gaz Bardhi, Grida Duma, Ervin Salianji, Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, etj, jo thjesht sulmoheshin, por denigroheshin deri në kockë nga mediat e Ramës. Kur të këtij të fundit i duheshin këta si mbështetës të Bashës, e për rrjedhojë të ngjizjes së opozitës së emëruar, këto figura u bënë të dashura, fjalimet e shkrimet e tyre transmetoheshin të plota, madje dhe fotot zgjidheshin që të dukeshin të bukur. Tani që një pjesë e tyre u rebeluan ndaj Bashës, që do të thotë se po e hedhin në erë projektin e opozitës së kontrolluar, prisni kur të rinisin sulmet, cesnsurimi dhe hapja e dosjeve të vejtra.

Nxitimi i regjimit për të marrë në mbrojtje dhe për t’i dhënë legjitimitet një opozite fallco, nga një anë shërbeu si katalizator për të reaguar më 6 mars, nga ana tjetër nxorri zbuluar dhe zhvlerësoi të gjithë ata që u përpoqën ta paraqesin këtë ngjarje si një zgjedhje mes “të shkuarës dhe së ardhmes”. Qëllimi për të mbajtur një opozitë të kontrolluar, strategjia për të legjitimuar një model opozitar ku lideri nuk merr përgjegjësi, ku vota nuk ka vlerë, ku zgjedhjet manipulohen e për rrjedhojë që justifikon modelin autoritar të Edi Ramës, u pikasën nga zgjedhësit në 6 mars. Nevoja për një opozitë të vërtetë rrëzoi imponimin e një opozite të emëruar duke vënë në pikëpyetje projektin e Ramës dhe sekserëve të tij për një qeverisje pa andralla drejt mandatit të katërt.



38 Comments

  1. Pash zotin, Mando…u marrose edhe ti?
    Regjimi nese do kishte aq mall per Bashen do je jepte nja dy-tre bashki qe mos merzitej me pas, si thua zotrote!
    Se qe mos ta harrosh – Kreun e KQZ ky Regjim ka ish ministrin e tij Qelbacin keshtu qe nuk do ta pengonte as Yuri kim nga Ambasada amerikane, as ndonje kercenim nga rreza e Vicidolit qe ti mbante doren.
    Boll mos shkoni me tutje me keto budallalleqe.

    1. jo mo jo, po si do i jepte ???

      do dilnin te votonin socialistet bashen, apo cilet do te votonin per bashen ??? dhe PS do merrte 5 % ??? berisha do merrte jo fiks te vetat por dikua ty, dhe basha do dilte i pare ??? je ne metro mo ??? si do ndodhte kjo, a do thoshte kjo per ps? apo sdo merrej vesh se erdhen dhe votuan 100 mije votues qe sjane ne shqiperi e qe skane votu per 20 vjet ???

      e ke pyt veten si do behej kjo?

      apo kujton se rama eshte rrote kari dhe nuk i ka shku ne mend ???

      i ka mendu te gjitha por cdo levizje do i dilte edhe me keq kunder rames , edhe me keq. e vetmja menyre ishte te perdorte lulin qe te mashtronte votuesit

      kjo deshtoi

      edhe per nje fakt shume domethene sepse perpara kishte lider te vertet si berisha te cilit njerezit i besojne dhe qe ai nuk i tradheton nuk i le ne balte, i degjon, i respekton dhe krijon marredhenie besimi dhe shprese

      1. Si do ja jepte? Po ja pra, FARE QARTE – Eshte Kreu i KQZ Iliriano Celibashken qe Edi Rama e ka pas minister ne qeveri nuk te mjafton?
        Dhe sa kohe te behen zgjedhje me Kryetar KQZ-je nje ish-Ministrin e tij, Rama i ka ne thes fitoret sikur jo Sali Berish por edhe Lad Putin te kete perballe.
        Ky eshte Regjim plako, per kete vetem ka te drejte Shkullaku, por ama nuk shton nje te vertete qe kane te gjithe Regjimet – se ato nuk rrezohen kurre me vota.
        Po ma the nje Regjim te jete rrezuar me vota, ke te drejte ti e une terhiqem.

          1. Vdeksi, hiqe Karin nga goja se te ben zullum… hajt te fala nga shtepia. Nga Karmadhi i thuaj.

        1. ore si do dilte rezultati mer burre

          shkodra sa % do merrte PS sa do merrte luli dhe sa Berisha
          ki parasysh se nuk i i heq dot bardh spahise 44% , si do ta fitonte luli shkodren me sa % psh me 46% ?
          PS do ishte 10% ne shkoder?? kush e ha kete rezultat

          ne durres do ja jepte luan hotit ??? as qe behet fjale sepse e do per vete

          rrogozhinen?? si do merrte luli me 48% berisha 18% ps do merrte 30% ????? kur cdo zgjedhje merre gati 50% ne rrogozhine???

          ideja eshte qe do kishte anomali shume te medha!!! qe nuk i ha njeri fare leqe do ishte e veshtire te mbushje kutite, apo te do te detyronte 50% te rrogozhines socilaste te votonte LULIN????

          si do i bente celibashi ?? si do e fuste doren celibashi me bo kaq shume levizje ne % ??

          celibashi hyn ne pune kur ka afersi rezultati , pra ja kane cuar rezultatin qe mund ta ktheje noi kuti ose noi qender votimi ta hape vete pra kur jane aty aty me vota, jo kur berisha ka 3 fishin e bashes!!!

          ky eshte fakti qe berisha kishte 3 me 1 raportin me bashen ne total ne keto kushte te pabaranbarta per berishen !

          ps mbajit votat e veta plus administrata qe shkon me nje kembe familjarisht qe te jep 5deri 10% me shume qe ne start ! sepse behet fjale per cdo institucion shteteror, ujesjelles , drejtori arsinomire tatimesh, bashki, qendrore, oshee, polici, ushtri, mo po ca do lloj personi qe merr rrogen ne shtet ne rrogozhine ka shku ka votu per PS

          kshu qe bej noi llogari kur flet, se Rama i bo llogarite mire , po te kish pas mundesi jo vetem i kish manipulu , por e kish ekzekutu doktorin tek skenderbeu aq shume e urren por ja qe nuk e ben dot

        1. Mire xhan ashtu eshte. mos se i ben keq vetes. Ka cof xhan , ka cof….shhhh. Nani nani. Fli gjume tani, pafsh enderra te bukura..

    2. Nuk eshte marrosur Mandi, thjesh i sherben atij qe e paguan njesoj sikur slente gje pa thene per Berishen. Keto gjitholoke lehin per cilido qe i hedh kocken.

    1. Afgane Ose ukrainase

      Kane 8 vjet qe i mbushin mendjen ukraines qe amerika do tiu mbroje. Amerika do ju fuse ne nato etj etj.

      1. mire e keni ju patronadhistet,por edhe te rrij KY kryeqelbesira akoma njeriu me I ndyre dhe immoral, psikopat dhe degjenerat qese bon Nona nuk durohet

  2. Shkular pse del gjithmone me kete foto ,dukesh si i mjere dhe fukara dhe populli ashtu te do duke vuajtur me te varferit.
    Shkullak ke nje rroge 180.000 leke dhe ne darke kur del ne TV paraqitesh me kostum te shtrenjte por te folurin e ke theks fshatari, gje qe mezi kuptohesh.
    Neise Basha eshte i poshter tani biles edhe Frangaj banditi nuk e deshte.
    Basha aty ishte Shkular,Ju e rritet ,e plehruat,e qethet,e vaditet dhe tani doni ta vdisni.
    Epo tashti qe paraja shkon vetem nga Basha dhe nuk ndahet me hajdutet e tjere ,tashti edhe Basha eshte merimanga e zeze.
    Lereni Bashen te vjedhi sa Berisha dhe pastaj ju vjen rradha dhe ju Shkullar.
    Lufte hajdutesh,asgje me.Edhe ty Shkular do te japin nje cope me te majme
    Po Skenderbeu mos eshte nga Tropoja apo Lezha?

  3. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH BATON HAXHIUT,FRROK CUPIT DHE ALEXANDER VUCIC thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA E NXORRI LLAPEN NGA BYTHA E SALI BERISHES,E FUTI NE BYTH TE EDI RAMES TANI JA FUTI LLAPEN NE BYTH EDHE LUL BASHES,YMER GELBAZA KELLIRA DO TE DONTE TJA FUS LLAPEN NE BYTH EDHE ALBIN KURTIT POR ALBINI E REFUZOJ YMER GELBAZA KELLIREN

  4. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA,POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT-ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL PO MBAHEN NE BIRUCE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KA TE PAKTEN NJA 15 VJET QE SA KA FUTUR KARIN NE PIDH TE NJE FEMRE Haha haha j

  5. YMER GELBAZA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN-GREG KRISTAQ RAMA OSE ALEXANDER VUCIC BABA TE ZAHOS? thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT SE ME KETE SURRAT TE SHEMTUAR KURR KURR NE JETE NUK KA FEMER QE TE JAP PIDHIN

  6. Artikull shkruesi ka te drejte kur shkruan se vendi ka nevoje per opozite te vertete. Por thekson urgjencen! Nuk ka dyshim qe per urgjence opozitare nenkupton Sali Berishen 77 vjeç e i penalizuar me “non grata” nga SHBA. Rrjeshtat e tjera jane thjesht blla,blla, blla. Duke e ditur se sa paguan keto fare analistesh per te shastisur opinjonin publik i jap artikullit te tij nje shprehje shqipe “ik pirdhu”

  7. Regjimin thote pra Shkullaku,
    Regjimin edhe Bushati thote,
    por… cili Regjim ne kete bote,
    na qenka rrezuar me vote?

    Dilni mor qyqare hapur,
    pranojeni me gojen plot,.
    se pa ate Berishe kryetar,
    nuk po e shtyni jeten dot.

    Bini drejt se keni lehtesira,
    more juve ju mori e mira,
    “Duam Sali edhe Ilir Mete,
    qe ti kemi prape ne pushtet”

    Dhe ky Popull mire te kuptoje,
    ta ndaje mendjen dhe te veproje,
    – ose te duroje edhe 30 vjet tjera,
    me Rame, Monike, Met edhe Sali
    – ose te beje prap 20 shkurt 1991!

  8. O shkullaku. i Syrit të Çim Pekës e klubit të Ylli Rakipit.
    Është krejtë e kundërta e asaj që propogandoni ju.
    Regjimi i Ramës është i kënaqur që “humbi” Basha e fitoi Berisha, pasi me këtë që ndodhi, opozita demokratike u shkatërua plotësisht ngaqë SHBA e ka deklaruar se nuk do të mbështesë një parti të drejtuar nga Berisha në aleancë me Metën.
    Mblidheni paturpëesisht në klubet tuaja mediatike e kujtoni se po talleni me “humbësin e madh” Basha siç e cilëson më shumë Rama se Berisha.
    Nuk i ka ardhur Shqipërisë e shqiptarëve asnjëherë shpëtimi nga lindja komuniste, por nga SHBA.
    Nëse shqiptarët do të vihen kundër SHBA siç propogandoni ju, atëhere Shqipëria veç Kosovës do të behen republika vasale të Serbisë e të Rusisë së Putinit.

  9. Asnjë e djathtë demokratike konservatore, nuk e përmend kurrë “revolucionin bollshevik” të shumicës) si mjet për të ardhur në pushtet por funksionimin e pluralizmit demokratik
    Është e vërtetuar tashmë me 100%, se komunizmi fitoi me revolucuine bollshevike me propogandën e parajsës komuniste që i katandisi popujt në një barazi të varfërisë ekstreme, korrupsionit e kriminalitetit shtetëror.Perandoria komuniste e lidnjes europiane, nuk u shkërmoq nga revolucione të dhunëshme bollshevike por me demostrata paqësore e zhgyënjyer nga propogandat majtiste mashtruese.
    Është një fakt i ditur se pjesa më e madhe e popullsisë së botës , pra shumica, i nënshtrohet regjimeve diktatoriale komuniste , e mashtruar nga propoganda se komunizmi do të sjellë pasurimin e tyre duke ju a rëmbyer të pasurve pronat.
    Po a nuk kanë përparuar e janë zhvilluar më shumë ekonomikisht e kulturalisht ata popuj që kanë zgjedhur elitat më cilësore të tyre ?
    Është e vërtetë që Shqipëria në mungesë të plotë të një disidence të organizuar, përshëndeti Berishën si liderin e lëvizjes për të kaluar në demokracinë pluraliste, ndonëse ai kishte qenë 20 vite antar i monopartisë komuniste të regjimit enverist.
    Por që me aprovimin e ligjit të famshëm 7501, për ndarjen tokave të pronarëve , Berisha e humbi shkëlqimin e liderit demokrat perëndimor.
    Ai bëri një reformë agrare, dukshëm majtiste. pikërisht për të pasur “shumicën” e elektoratit shqiptar.
    U brohorit nga turmat e bujqëve shqiptarë për disa vite, për këtë dhuratë që ju erdhi nga prijësi i madh. dhe ishin pikërisht popullsia rurale që e votoi masivisht.
    Por nuk kaloi shumë kohë e duke parë abuzimet e shumta që u bënë me ate ligj, duke dalë si pronarë të një ngastre toke “me dolumente” të fallsifikuara me 5-6 pretendentë, atëhere e gjithë Shqipëria e Jugut e nxitur edhe nga skandali i piramidave, ju kthye me “revolucionin bollshevik” të 1997-tës.
    Është po ky Berishë që pasi ka dhënë dy herë dorheqjen, rikthehet pas 31 vitesh që të bëjë një revolucionbollshevik për të riardhur në pushtet, e në moshën afër të tetëdhjetave, pretendon se do të sjellë në politikën shquptare, një parti të “rithemeluar” prej tij.
    Krahason Berishën me disidentin e njohur çek, dramaturgun e shkrimtarin e persekutuar nga regjimi komunist, Vaclav Havel, që pasi udhëhoqi lëvizjen demokratike që përmbysi diktaturën komuniste, pa mbushur as pesë vite si lider, dha dorheqjen duke deklaruar se do ja limte këtë detyrë brezit të ri të demokratëve,. Ndërsa doktor Berisha nuk do e nuk do që të dalë në pension me nder., po shkon si kapobandë për të shpërthyer dyertë e selisë së PD që të rimarë karrigen e liderit në emër të shumicës së mashtruar prej tij se lideri i zgjedhur prej tij na qenka “agjent i rusëve” ??????
    Po turma turmë ështe e shkon sipas berihajit.
    Po tju thuash shqiptarëve që Lulzim Basha është agjent i rusëve, sigurisht që shumica e demokratëve do të sulmijnë ate.
    A nuk ka ndodhur kjo kaq herë me Enverin ?
    Kur deshte të eleminonte ndonjë bashkëpuntor nga frika se mos i merte karrigen, do ta akuzonte ose si agjent të imperializmit anglo amerikan, ose si agjent të Jugosllavisë, BS, apo Kinës..

  10. Duhet urgjentisht rritje rrogash e pensionesh qe te perballohet rritja galopante jashte kontrollit e shpesh here abuzive e cmimeve, ndryshe kolapsi do jete social…
    Jane fjale te thena nga nje ish-Minister Financash socialist (Anastas Angjeli) nga ekspertet e paket ekonomike qe kane mbetur ne PS e qe e sheh me qartesi e profesionalizem situaten ne kaos te ekonomise ku e ka degraduar qeveria Rama krejtesisht e deshtuar ne rrafshin ekonomik.

  11. mire e keni ju patronadhistet,por edhe te rrij KY kryeqelbesira akoma njeriu me I ndyre dhe immoral, psikopat dhe degjenerat qese bon Nona nuk durohet

  12. 70% e zgjedhesve nuk morren pjese ne votim. Le te themi qe 30% e tyre jane jashte shtetit, ngelen 40% e zgjedhesve qe smoren pjese ne votim.
    Me perafersi reth 30% e votuesve te PD nuk votuan. 1/3 !!!!

    Kur sekretari i PPSH do me e marre partine peng qe te mbuloje hajdutlliqet e Argites dhe Zenit…
    Kur Lul hollandezi e mban partine qe ti shpetoje burgut…
    Kur keta te dy zihen si kurvat dhe prej 6 muajsh po ja nxjerrin pislliqet njoni tjetrit….

    Cfare pret nga demokratet me taliban me mjeker?

    Po nuk ka vend ne bote qe te ricikloje nje ish sekretar partije i PPSH me firmat piramidale, me gerdecin, me 21 Janarin e qindra te tjera mekate ne kurriz.
    Del tani Shkullaku qe u qite ne byth te koha jone per nje pjate patate te skuqme, dhe mbron Berishen duke e bo Bashen zar te Rames.
    Zaten talibane si puna ktij karit e kane more ne qafe PDn.

  13. Çudia më e madhe është se pikërisht Shkullaku e Bushati që rahën gjoksin se”zbuluan” patronazhistët (lexo sigurimsat) e Ramës, mohojnë masakrën zgjedhore të tij që nga historia e brekëve të grisura të Shukriut, “djemtë problematikë”, të Gjiknurit, duartë akullore të Gjushit, ministrin e mbrendshëm yll të qeverisë së Ramë, Tahirin , e vjedhjet me PPP-ra e koncesione qindra milionëshe të regjimit diktatorial të korruptuar deri në kockë, e njëqinf maskarallëqe të tjera të këtij regjimi, e fajin për humbjet e zgjedhjeve ja veshin “kryeministrit bajloz” Basha
    .Paskej qenë Basha ai që paska qeverisur si diktator këto 9 vitet e fundit e jo Rama.
    Të gjorët Rama e Berisha paskëshin qenë pengje të këtij diktatori.
    Po të dëbohet 48 vjeçari Basha nga udhëheqja e opozitës, do të shpëtokërka Shqipëria se djaloshi 80 vjeçar Berisha do të bëkërka çudirat.
    Po ta shpallin shqiptarët SHBA si shtetin armik të popullit tonë, Shqipëria do të rikthehet si vendi shkënb graniti i socializmit në botë

    1. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes, mu ashtu siç bënte Haxhi Qamili në vitin 1914 që ndërsa Shqipëria po gllabërohej nga të gjithë, ndërsa kufijtë e saj ishin në erë, ai i vuri flakën Shqipërisë

  14. Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e kryetarit, një fenomen i padëgjuar aty qysh nga fillesat e asaj partie, kur Berisha përjashtonte cdo zë kundër, shoqëruar edhe me një dru nga pas. Ky është efekti i parë pozitiv i përjashtimit të Berishës nga PD: kryetari është lehtësisht i kritikueshëm, dhe tani, ndoshta, edhe lehtësisht i heqshëm!I shqetsuar je ti o shkul llak dhe shpellkaret e salihut se nuk dini cfare te beni qe ta tregoni salihun fitues por i dhjere ne brek

  15. Te te vije rende qe genjen pa u skuq e u zverdh shoku Armand. Sot regjimi eshte me i lumtur se kurre me rezultatet e gerdadhes plak.

  16. Basha i ka shterruar të gjitha mjetet demokratike dhe antidemokratike të rikthimit në pushtet, por ka “harruar” të përdor të vetmin mjet demokratik që do t’i mundësonte arritjen e objektivit: dënimin rrënjësor dhe përfundimtar të berishizmit si moral dhe praktikë politike.

    Ai, vërtetë e përjashtoi Berishën nga Grupi parlamentar dhe, më pas, nga partia, por ky ishte një përjashtim i detyruar, i urdhëruar dhe aspak i sinqertë. Ai përjashtoi Berishën, ndërkohë që ruajti trashëgiminë berishiste, domethënë shkakun kryesor që e lë PD-në në opozitë.

  17. Kjo lloj opozite e drejtuar nga “kryetarë” të emëruar prej kryetarit të përjetshëm, nuk ka sesi të njohë zgjedhje brenda partisë së vet e jo më të njohë zgjedhjet e lira në garën me kundërshtarët politikë. Le të bërtasin sa të kenë takat se ata paskan fituar por ua paskan vjedhur zgjedhjet e se një kanë dalë gjithmonë fitimtarë por qenkan ndeshur me “masakra elektorale”, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi kanë arsye pse të qeshin me pupacët politikë të lindur me këmishë, që kujtojnë se mund ta gënjejnë dhe popullin siç gënjejnë veten.

  18. Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri. U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *