• |
ide | kryesore

I arrestuar për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka përpiqet të lirohet nga burgu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mjedisit Lefter koka, i cili prej 3 muajsh mbahet në qeli për aferën e inceneratorëve, ka bërë rekurs në gjykatën e lartë, duke kërkuar masë më të butë sigurie.

Lexo më tej: Fotot brenda burgut/ Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313 

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në gjykatën e Lartë, eështë regjistruar më datë 7 Mars.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *