• |
ide | kryesore

Inter i jep lamtumirën Champions, me misionin të përmbushur: ja sa do të arkëtojnë ziakltrit

-Instant, Sport



Interi largohet nga Liga e Kampionëve pavarësisht suksesit në Anfield kundër Liverpool dhe lë takim me kompeticionin më të mirë europian vitin e ardhshëm me më shumë vetëdije dhe… me shumë më tepër euro në arkat e shoqërisë: në total, duke mbledhur të gjitha zërat e mundshme, në rastin më të keq bëhen gati 64 milionë euro. Nuk është rastësi që objektivi i deklaruar i klubit ishte të arrinte në 1/8: çdo hap i mëtejshëm do të konsiderohej diçka më shumë, por arritja në 16 më të mirët ishte një detyrë kategorike jo vetëm nga pikëpamja sportive, por ndoshta mbi të gjitha nga pikëpamja financiare, pas dy viteve të vështira për shkak të pandemisë.

Siç shkruan portali CalcioeFinanza, Interi ka arkëtuar tashmë disa milionë euro duke marrë parasysh 15.64 milionët për bonusin e pjesëmarrjes dhe 15.9 milionët për renditjen dhjetëvjeçare/historike. Kësaj i duhen shtuar edhe bonuset e rezultateve në fazën e grupeve, që llogariten në 9.97 milionë euro dhe çmimi për daljen në fazën e 1/8, i barabartë me 9.6 milionë. Për më tepër, është edhe çështja e ‘market pool’, shifra e të cilit mund të përcaktohet vetëm në momentin e largimit të të gjithë skuadrave italiane (vetëm Juventusi është ende në lojë): kuota minimale e grumbulluar nga zikaltrit do të jetë e barabartë me 12.8 milionë euro. Edhe nëse do të ishte kështu, duke llogaritur hipotezën më pak të favorshme për zikaltrit, Interi do të regjistronte të ardhura nga Champions League për një minimum prej 63.91 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *