• |
ide | kryesore

Renditja skandaloze/ Tirana kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.

Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje.

Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.

Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.

Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:

-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është).  Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)

-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)

-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.

-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.

-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.

-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).

-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).

Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.

Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines. /Monitor

https://www.monitor.al/tirana-kryeqyteti-me-cilesine-me-te-keqe-per-te-jetuar-ne-europe-nder-te-fundit-ne-bote/



14 Comments

  1. Pra te lyesh me ngjyre jeshile pallatet & kullat dhe duke i vene dhe nga nje “eco” para emrit te cdo projekti betoni nuk u permisoka cilesia e jetes?

  2. Per te qen i sinqerte une nuk eshte se kam shetit Boten, po europen dhe ballkanin po. Cmimet qe tregon ky Numbeo nuk kane aspak lidhje me realitetin, shpesh here jane dhe +50%. Fatkeqesisht cilesia e jetes ne Tirane po shkaterrohet dita dites, por kurrsesi nuk mund te perdoret Numbeo per ta matur ate.

    1. Lajme te paguara ose renditje e gabuar. Eshte bizbes, nuk duhet besuar. Keto renditje sherbejne si orientime per te paditurit ose te painformuarit.
      C’lidhje ka me quterin kujdesi shendetesor, ai eshte i njejte ne te.gjithe vendin, madje Tirana e ka me te mire se te gjithe qytetet e tjere. Keto vleresime i bejne keta te diplomuarit e rinj.

  3. Siperfaqja e gjelbert per fryme eshte 2 metra nga 18 qe ishte. Korrupsioni ne bashki ka shkuar 120 % nga ujesjellesi qe vjedhin miliarda deri te lejet e ndertimit 800 per kete vit. Krimbat qe zvarriten deri ne kryetar jane fatkeqesia e Tiranes

    1. Kryeqytet qe ju faturon banoreve ujin e papijshem si uje mineral, ku t’a ndron stacionin e tv komshiu me pult nga ballkoni ose dritarja e tij , ku s’ka nje lulishte per banoret, ku cmimet e banesave (konvikteve ose fjetinave) jane me te larta se ne kryeqytetet europiane si mund te mos kete kete renditje. Aq me teper qe Lali Fiku e ka shpallur kryeqytetin europian te rinise per 2022. Tirana eshte shembulli ekzemplar si mund te shperfytyrohet nje qytet kur bie ne duar barbaresh.

  4. C’na duhet cilesia me e keqe ne europe, rendesi ka qe kemi Kryebashkiakun me te mire ne Europe

    dhe sigurisht me te pasurin e me llafazanin ne europe.

  5. Sa euro e dollare jane paguar per cmimin e Veliajt, si dhe per ta bere Tirane “kryeqytet i rinise” ne lufte ?

    Kete e di te sakte vetem kryebashkiaku i Tiranes qe i ka mbetur edhe nje vit qe te vjedhe me taksa e te dera….

  6. beton, beton, beton, beton… kaq di ky zvarraniku i bashkise… Tirana eshte perfundimisht e pajetueshme…

  7. Buffalo better than Amsterdam, Boston etc, etc, hahahaha renditje fantaskike. Shkoni njehere ne Buffalo (ose ne cdonje qytet te vogel te Amerikes dhe shikojeni si jetohet)

    1. Kjo renditje eshte per ata qe s’njohin jetesat kudo. Te ishte ashtu nuk.vinin e s’duan te ikin te rinjte nga Tirana. Dhe te huaj te tjere pelqejne shume te jetojne ne Tirane! Renditja eshte nje 5 me hiç.

  8. O Aliqi. Shko ha ndonje sufllaqe se nuk ka nevoje per asnje renditje per te na treguar se ku jetojme.Qytet (i thencin) ku nuk ka parq e lulishte, ku siperfaqia e gjelbert sa vjen e pakesohet (pavaresisht 2 milione pemeve qe do na mbillte lejfeni i bashkise), ku ligjin e bejne kriminelet e hajdutet, ku ska mbetur trotuar, qoshe e prone publike pa zaptuar, ku ska teatro e kinema, ku dendesia e popullateses ia ka kaluar edhe Bombeit etj etj. Te vetmit qe nuk e dine kete jane sulltani qe jeton ne Surrel dhe edhe kur zbret ne Tirane ia hap rrugen eskorta, dhe gebelsi i bashkise me te tijet (vella, grua e dashnor) te cilet rrine me shume ne avion se ne toke dhe zbresin ne rinas vetem per te regjistruar ato kronikat e gatshme qe u shesin deleve te ketij vendi (perfshi edhe patronazhistet dhe sufllaqexhinjte si ti)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *