• |
ide | kryesore

Rezultati i 6 Marsit detyron Ramën t’i japë fund pengmarrjes së PD-së me gjykatat e kapura

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej muajsh, gjykatën e Tiranës po e mbajnë në një ngërç që mban pezull vendimin, që i jep edhe fuqi ligjore lidershipit të Partisë Demokratike. Vendimi nuk ka ndonjë komplikim. Bëhet fjalë për një akt të thjeshtë formal regjistrimi të statutit të PD-së, por procesi prap është bllokuar.

Ndryshimet e statutit dolën nga kuvendi i 11 Dhjetorit krijuan Komisionin e Rithemelimit dhe vendosën shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së. Gjykata duhet të marrë vendim për regjistrimin ose jo të tyre në gjykatë. Më herët, Basha kishte depozituar disa ndryshime të tjera statutore që ishin marrë në Kuvendin e 17 Korrikut. As për ato nuk ka vendim.

Dy pretendimet në gjykatë krijuan debatin për numrat e delegatëve që kishte njëri apo tjetri në kuvendet e Dhjetorit. Berisha numëroi 4446 delegatë në stadiumin Air Albania, ndërsa Basha pretendoi se mblodhi 5004 delegatë në sallën me 1850 karrige tek Pallati i Kongreseve.

Lufta mediatike dhe përplasja e dhunshme në 8 Janar u amplifikuan nga vonesa e gjykatës, që duke mos marrë një vendim mbajti gjallë përçarjen në PD.

Gjyqtari i ngarkuar me këtë proces, Agron Zhukri është përfolur në media si njeri i Berishës. Por ai po hesht dhe megjithëse kemi të bëjmë me një akt formal, po heziton ta regjistrojë “statutin e PD-së së Berishës”. Sado i afërt të ketë qenë me Berishën në të kaluarën, për Zhukrin duket e vështirë të ndërmarrë hapin formal të regjistrimit të statutit të ri të PD-së.

Presioni publik i “Rilindjes” e cila po luan prej kohësh “pro” Lulzim Bashës është i dukshëm dhe vjen në kontrast të fortë me shërbimin e shpejtë të gjykates në sherrin mes FSHF-së dhe Erion Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës u betua se “do t’ia nxinte jetën” Armand Dukës me prokurori dhe SPAK. Dhe ashtu ndodhi.
Por përveç prokurorëve që u sulën në zyrat e FSHF-së, gjykata u vu në lëvizje me një shpejtësi rrufe, kur iu nevojit Erjon Velisë. Brenda 24 orësh u vendos që zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit për Tiranën ishin të parregullta dhe menjëherë u regjistrua një shoqatë e re, me një kryetar të paracaktuar nga Erion Veliaj. Sistemi gjyqësor mori vendim menjëherë, kur ia kërkoi Veliaj, por po vonohet në rastin e opozitës.

Diferenca, kur në njërin rast zvarritet pa fund regjistrimi i statutit të PD-së dhe në anën tjetër regjistrohet brenda ditës një shoqatë e re, është një provë më shumë se gjykata e “drejtësisë së re” dirigjohet direkt nga Edi Rama.

Çështja është që në 6 Mars Basha e nxorri “PD e vulës” parti të tretë. Tani nuk ka më dilema se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. Për më tepër, deputetët që i kanë mbetur Lulzim Bashës pas humbjes së 6 Marsit, numërohen me gishtat e njërës dorë. Edhe në parlament, pesha e tij tani është nul.

Me panoramën e re që krijoi rezultati i 6 Marsit, zvarritja e mëtejshme e vendimit të gjykatës bën efektin e kundërt që dëshiron Edi Rama. Në vend se ta nxisë intrigën brenda opozitës, po del hapur sponsorizimi i Lulzim Bashës nga Edi Rama. Dhe kjo supozohet që duhet mbajtur e fshehtë./Lapsi.al



21 Comments

    1. Rrini ne opozite dhe hani m…se Ramen nuk e largoni dote nga pushteti. Ne mes te nates te behen votime 80% e popullit e votone ate se per momentin eshte me i miri .Poshte Non Grata and God Bless America!

    2. E ke gabim. Vucic eshte patriot per vendin e tij kurse ky monstra per vrndin e vet eshte e konderta. Vucic ruan traditen e vendit te tij. E ke degjuar vucic te tjerrase afgane e nigeriane ti strehoj ne Serbi?
      Ky joni eshte kerme e rangut nderkombetar. Nuk ka poshtersi qe ky mos ta beje.

    1. 2 pjesa e pare. Me mire politike ka me shume interes

      Ja sa te vije rama nga dubai se do kete te reja

      Do arrestohet lali eri nfa spaku

        1. shans i papare 2 minuta fat i cmenudr

          gjithsesi reali ne teresi ishte me mire se psg . pocetino nuik ka stofin e duur per high class, dmth ekip i pasur shume leke por fshatar , reali , mbreteror

    1. karikatura e kombit ju ka mundur ne cfaredolloj forme e cfaredolloj stine. Kurre skeni dale sikur edhe 1 vote siper edi rames ne asnje pale zgjedhje qe nga hyrja e tij ne poltike, perfshire 2009!

  1. E tejkalon Ramen kjo çeshtje. Kjo eshte pune me urdhur nga Sorosi e Kimete. Ata nepermjet marionetave te tyre ne ekzekutiv e shoqeri civile kontrollojne jo vetem drejtesine, por gjithshka.

    1. Sakte po cdo gje esht vullnet politik ne radhe te pare. Dhe Rama eshte plehre sic jane sorros dhe politika amerikane. Kane gjet tenxherja kapakun.

  2. Edhe pas 6 marsit qe bashkepunimi Rama, Berisha,Meta u shfaq pa skrupuj Andi Shkullaku paska akoma paftyresine te manipuloje se gjoja Rama mbeshteska Bashen. Hiena te pangopur me kerma.

    1. Hahhaha sa katunar je mer “qytetar”:))). Rama jo qe e mbeshtet Bashen, por e ka te emeruarin e tij si lider Opozite. Dhe e gjitha kjo fatkeqesisht me ndihmen e lobimin shtet e demokraci shkaterrues te padrinos Xhorxh Sorros dhe marionetave te tij ne Departamentin e Shtetit dhe sojit e sorolllopit te Kimetes.

  3. Agron Zhukri njeri i Berishes, por rilindja i ben presion qe te mos nxjere vendim.
    Nga ana tjeter, Velia e nxjerr vendimin per dy dite.

    A ju jeni ftof nbyth.
    Jeni bo me keq se ai kari qe thote se skam humb asnje pale zgjedhje ne jeten time.

    1. Ka dale llafi or ti se gjyqtarit sot i rri tek koka shpata e vetingut rilindjot dirigjuar nga kimetja, jo per gje. Fluturojne koka gjygjtaresh nga menaxheret mbikqyres te sistemit.

  4. Në Shqipëri, nëse do të kuptosh se cilët politikanë nuk janë të korruptuar, mjafton të shohësh se cilat “parti” mbështeten nga biznesmenët e ndërtimit që janë njëkohësisht edhe pronarë mediash.
    Padyshim që mbështetjen më të madhe nga mediat më të mëdha shqiptare, e ka Rama, po çuditërisht po këto media mbështesin edhe Berishën në “duelin” me Bashën.
    Përse ndodh kjo ?
    Sepse kjo i intereson Ramës.
    Duke e ditur se SHBA ka deklaruar që nuk do të njohë një Parti demokratike shqiptare të udhëhequr nga “non grata” Berisha, ai nën rogoz ka bërë çmos nëpërmjet mediave të lidhura me te, që të bëjnë sikur mbështesin Berishën e të zhclerësojnë Bashën, për të cilin DASH është shprehur publikisht se e njeh si lider të PD.
    Përalla qesharake se Basha është “peng i Ramës”, e mori piknisjen me gabimin që bëri Basha në 2017, duke i besuar Ramës në marëveshjen nën garancinë e të djathtës europiane e të DASH..
    Si BE, ashtu edhe SHBA, në deklaratat zyrtare e kanë cilësuar qeverinë Rama si një ndër qeveritë më të korruptuara në botë, e ky është një fakt i njohur publikisht.
    Berisha ngul këmbë se “Lul brava” në këto 8 vite në opozitë që PD. nuk mundi të fitojë në zgjedhje, paskej qwnë “peng i Ramës”, ndërkaq Basha e ka pranuar se në këto 8 vite ka qenë “peng i Berishës”
    Është parë dukshëm se Basha , ndonëse nën presionin e Berishës , bëri aleancë me LSI e Metës, ka shfaqur publikisht antipatinë e tij për Metën e fraksionin e tij socialist LSI që ka bërë në politikën shqiptare rolin e King Macker, duke kaluar herë majtas e herë djathtas.
    Është krijuar përshtypja nga propogandat e mediave pro socialiste, se Partia demokratike është një “parti e vogël” krahasuar me ate socialiste, e ka “fituar” vetëm kur ka bërë aleancë me LSI.
    Për mendimin tim është krejtë e kundërta.
    Pikërisht në vitin 2009 kur Berisha bëri aleancë me Metën, humbi një pjesë të madhe të elektoratit të djathtë, veçanërisht ish pronarët e ish të persekutuarit nga regjimi komunist, e duke qeverisur me disa ministra të korruptuar të LSI, e rrëzoi tërësisht imazhin e krijuar në mandatin e parë duke humbur zgjedhjet e 2013-t[s.
    Si mund të akuzohet Basha si “peng i Ramës” që arriti të miratojë me mbështetjen e SHBA e BE ligjin e dekriminalizimit që nxorri në shesh politikanë me të kaluar kriminale kryesisht në PS, por edhe në LSI ?
    PD nën drejtimin e Bashës ka denoncuar gjithmonë me forcë kanabizimin e gjithë Shqipërisë, vepër kjo e Ramës e ministrave të tij të mbrendshëm , e krerëve të policisë si bashkëpuntore të mafies së drogës.
    Basha ka denoncuar me forcë të gjitha shtrembërimet që ju bënë nga regjimi i Ramës i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
    Ka bërë denoncime të fuqishme për të gjitha aferat korruptive të Ramës, deri tek komisioni parlamentar për hetimin e skandalit të madh të vjedhjes së 430 milionë eurove , me historinë mafioze të inceneratorëve.
    Jo po nga disa karrieristë të dështuar “demokratë”, Basha paskej bërë gabime të mëdha e paskej qenë kundër shumicës demokrate.
    Po përse kjo “shumicë” nuk e largoi ate nga lidershipi i partisë por e mbështeti deri ditën që Berisha u shpall non grata nga SHBA ?
    U bënë zgjedhjet në PD për kryetarin e ri të saj pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, ku veç Bashës pati edhe tre kandidatë të tjerë, e ai u votua me shumicë të cilësuar votash nga të gjithë ata që sot janë bërë antarë të “Komisionit të rithemelimiT të Berishës, e nga vetë Berisha.
    E gjithë bota demokratike nën udhëheqjen e SHBA ka dalë sot në mbrojtje të,popullit martir ukrainas nga pushtimi kriminal i të çmendurot Putin.
    Po si është e mundur që partia “e djathte” demokratike që u mbështet nga perëndimi e SHBA në përmbysjen e diktaturës më të egër stalinistë në Europë, mbështet sot Berishën të cilësuar non grata nga SHBA ?
    Paradokse që mund të ndodhen vetëm në një shoqëri me tru të tredhur nga propogandat enveriste.

  5. Do të pyesnin padyshim me të drejtë shumë shqiptarë:
    Ndërmjet Ramës e Berishës, referuar deklaratave publike të SHBA e BE, kush e meriton më shumë cilësimin “non grata”
    Sigurisht që Rama.
    Po pse atëhere SHBA ka “mbështetur” Ramën ?
    Nuk e ka mbështetur Ramën po është përkujdesur që në kushtet e konflikteve të mëdha me Rusinë e Putinit e Kinën komuniste, nëpërmjet servilizmit të politikanit të korruptuar , lehtësisht të shantazhueshëm Rama, të ruajë një farë stabiliteti në zonën e Ballkanit që vazhdon të jetë një “fuçi baruti.” për Europën.
    Nxitimi i NATO-s për të vendosur në Shqipëri një pjesë të shtabit për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, mos e merni si një mbështetje për qeverinë e korruptuar të Ramës, por e kundërta.
    Nuk e ditkërkan agjensitë e fuqishme të zbulimit amerikan e europian, që Rama e dredh si Likja ?
    Herë me perëndimin, herë meTurqinë, herë me Rusinë e gjithmonë me Vuçiçin e Serbisë ?
    Nuk e kuptokërka perëndimi demokratik që ish Partia e punës sshqiptare, quan “kapitalizëm” sistemin kriminal të mafies së drogës ?

  6. Vonesa e vendimit te gjykates per PD me duket jo thjesht si pasoje e ndikimit te Rames, por e DASH permes kontrollit te reformes ne Drejtesi. Angazhimi ne nivele te larta diplomatike dhe fare hapur ne mbeshtetje te Bashes dhe heshtja pas humbjes 6 flet per kete fakt.

    Po ashtu presin 22 marsin dhe rithemelimin e PD, ku padyshim nuk do te rrine duarjashte, e me pas te lergohet Basha me ndonje emerim diku, si shperblim per kontributin e tij ne largimin e Berishes, cka nga analiste te porositur u quajt “trimeria e 8 janarit”.

    Basha po mban karriken duke u turperuar cdo dite, sepse e di kete projekt,ndaj nuk jep doreheqjen.

  7. Vonesa e vendimit te gjykates per PD me duket jo thjesht si pasoje e ndikimit te Rames, por e DASH permes kontrollit te reformes ne Drejtesi. Angazhimi ne nivele te larta diplomatike dhe fare hapur ne mbeshtetje te Bashes dhe heshtja pas humbjes 6 flet per kete fakt.

    Po ashtu presin 22 marsin dhe rithemelimin e PD, ku padyshim nuk do te rrine duarjashte, e me pas te largohet Basha me ndonje emerim diku, si shperblim per kontributin e tij ne largimin e Berishes, cka nga analiste te porositur u quajt “trimeria e 8 janarit”.

    Basha po mban karriken duke u turperuar cdo dite, sepse e di kete projekt,ndaj nuk jep doreheqjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *