• |
ide | kryesore

Zyrtarisht e ndarë, finalizohet divorci i këngëtares së njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Divorci i këngëtares  Kelly Clarkson nga ish bashkëshorti Brandon Blackstock është finalizuar.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Blast, këngëtarjado t’i paguajë ish-it një pagesë prej 1.3 milionë dollarë, si dhe një pagesë mujore prej 45,601 dollarë për dy fëmijët e tyre, River Rose, 7 vjeç dhe Remington Alexander, 5 vjeç, e cila filloi në shkurt.ër më tepër, çifti ranë dakord që të kenë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, megjithëse River dhe Remington do të jetojnë në rezidencën e Clarkson në Los Anxhelos.Një tjetër kusht i marrëveshjes është që të dy fëmijët do të vaksinohen kundër COVID-19, pasi ata do të udhëtojnë jashtë shtetit për të parë babanë e tyre në fermën në Montana, ku ai do të jetojë për momentin.

Në dokumentet gjithashtu thuhet se Kelly do të marrë kafshët shtëpiake të familjes, makina të shumta duke përfshirë një Ford Bronco, një Ford F-250 dhe një Porsche Cayenne.Nga ana tjetër, Brandon do të marrë “bagëtinë, qentë dhe kuajt” e dyshes, automjete të shumta duke përfshirë një Ford F-350, një Ford F-250, një ATV dhe disa makina dëbore CAT.Clarkson bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor 2020 pas shtatë vitesh martesë.Këngëtarja u deklarua ligjërisht beqar në gusht, sipas PEOPLE./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *