• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Çfarë i nxori shqiptarët në rrugë, të vetmit në Europë që protestojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se shpërthimi i protestave erdhi si pasojë e akumulimit të zemëratës qytetare. Sipas Lubonjës në asnjë vend të Europës nuk ka ende protesta për rritjen e çmimeve sepse atje ka një lloj solidarizimi të qytetarëve ndërsa këtu shqiptarët e shohin veten të vjedhur nga qeveria dhe oligarkia.

“Modeli i krijuar këtu është një model që kemi kaq kohë që flasim se si një pakicë nuk e ka problem rritjen, por është një pakicë ama. Shumica janë me rroga minimale që unë nuk e di se si jetojnë.

Karburanti, celulari, energjia elektrike, nuk dihet se si jetojnë njerëzit. Ka 30 vite kjo gjendje. Ky është sistemi oligarkik, shto edhe pastrimin e parave të pista. Shteti është i këtyre, jo i atyre të tjerëve.

Këtu për fat të keq, është filozofia që kush merr shtetin e shef si mënyrë për t’u pasuruar. Kështu ka funksionuar edhe komunizmi. Isha para ca kohësh te “5 maji”, sepse më ftuan. Aty ka investuar ai qytetari gjithë jetën, kanë bërë vila, banojnë, nuk kanë nevojë për strehim, është investim jete.

Tani çfarë ndodh. Shteti u vë ruspat. Edhe nga pikëpamja ekonomike, pse e shkatërron një shtëpi, pse? Po sepse kanë para këta trafikantët e drogës, ndërtojnë kulla. Të tjerët dalin në rrugë, sepse këta duan ato kullat atje.

Çfarë shteti është ky, një shtet që në moment krize, njerëzit ndjekin luftën, ndërsa ne protestat. Askush në Evropë nuk proteston për karburantin akoma. Ka një lloj besimi te shteti.

Këtu ka një akumulim. Shko merr njerëzit te Astiri, e prish shtëpiat. Tani prish këndej, andej. Trajto njerëzit si miza për projekte absurde për një Shqipëri. Me çfarë logjike ekonomike drejtohen këtu? Nëpër shkolla ndërtohen kulla akoma. Ky është një fragment. Një moment krize shpërthejnë njerëzit, ngaqë është mbushur kupa.

Ju thatë investime strategjike? Po kush janë këto? Ato turistiket e ndryshme atje quhen investim strategjik? Jo ato janë investim luksi oligarkiko-pastrim parash.

Pse nuk funksionon shteti? E thjeshtë, e ka kapur oligarkia. Kullat te “5 maji” qenka investim strategjik. Nëse do mendimin tim se e kam ngritur tërë kohën. Gabimi më i madh i klasës politike, është grumbullimi i shqiptarëve në Tiranë-Durrës.

Kush është industria që keni ju këtu? Është vetëm ajo e pastrimit të parave të pista. E masni se sa shqiptarë po ikin? Pse ikin ato?

Unë sot erdha nga Italia dhe atje nuk kishte protesta. I pari njeri që takova më tha që “nga këtu të ikësh natën e jo më ditën” – e mbylli Lubonja në një intervistë në studion e News 24. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. Ik o moterqir qe po komenton se nuk e ke vendin ketu.

      Arben Ahmetaj po te qin motren nderkohe qe ajo han sufllaqe.

      Edhe vidion po ta dergon.

        1. turp te keni ju o ta rraxtekina dhe india bashke . turp per ju qe edhe pa breke mbroni partine dhe kurvat e saj qe po na grabisin cdo dite e me shume . jeni te pafytyre , jeni njerez pa vlere

    2. Lubonja e te tjere si ky flasin hapur vetem kur m… behet mullar. Asnje nuk kane guxim te flasi ne kohen e duhur dhe te tregonjne se si pastrohen leket e droges dhe korrupsionit
      ne ndertim. dmth mekanizmi qe perdoret. Asnje investigim apo hetim i pavarur nga mediat se jane te perfshire koke e kembe. Mire thote Berisha qe ky eshte Narkoshtet se vetem parate e droges e mbaj e ne kembe. Prandaj mos prisni drejtesi se edhe te huajt pushtetare te kapur gafil duan edhe pse ne raporte i shkruajne fonomenet sakte, por ska kush i lexon.

    1. Ju te paemer tju thahet gjuha se vetem fjale te pista dini te shkruani. Sic duket I keni xhepat plot dhe nuk ju ben pershtypje qe shumica e popullit nuk I del te paguaj dritat ujin apo edhe ushqimet. Shihet qe urreni komentuesit qe shkruajne per situaten ku ndodhemi. Beni mire qe ne keto momente te veshtira HESHTNI. Cfryuni diku tjeter.

  1. shqiptaret dalin ne proteste se jane njerez te trashe dhe idiot o kar me syze Disa paguhen nga Salih Maloku qe shpreson se do rrezoje qeverine Pergjigjen e vertet maloku e mori ne 6 mars ku PS mori 5 bashki
    nga 6

  2. E ke thene sakt Toso per te dy etapat si ate te komunizmit ashtu edhe te demokracise. Ti dhe familja jote jeni shembulli me tipik i Tartabiqave apo Shushunjave te sistemeve qe mender analizon.

  3. ESHTE ME REGJI DHE DEL I MADHI ASHTI SI THA MINISTRA E TIJ SEUSI DHE I SHPETON SHQIPTARET HARO HERO I MADHI I GJATI…

  4. I vetmi opozitar ne cdo kohe dhe ndaj cdo qeverie eshte Fatos Lubonja. Ju qe ofendoni dhe flisni pa logjike dhe me fjalor rrugacesh, ose nuk e njihni ose jeni vemjet e pushtetit neper bodrume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *