• |
ide | kryesore

Broja nuk mund të shitet nga Chelsea: qeveria angleze ngrin pasuritë e Abramovich

-Instant, Sport



Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria britanike dhe të gjitha pasuritë e tij, përfshirë Chelsea, janë ngrirë. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e futbollit, por kjo masë pengon shitjen e kompanisë së paralajmëruar nga manjati rus ditët e fundit. Tuchel dhe djemtë e tij e gjejnë veten në një situatë të komplikuar në momentin kyc të sezonit.

Masa e marrë do të pengojë Chelsean të bëjë merkato gjatë verës, të rinovojë kontratat që skadojnë dhe të shesë bileta dhe të bëjë marketing. Një problem shumë i madh për Tuchelin, i cili në fund të vitit do të humbasë Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicuetan. Do të duhet një tjetër përjashtim nga qeveria, që situata të zhbllokohet, por në çdo rast, Abramovich nuk do të mund të përfitojë asgjë nga shitja e mundshme.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pasazh thelbësor që përcakton Abramovich “të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta për dekada. Kjo marrëdhënie interesi e ka lejuar atë të marrë përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putin dhe qeveria e Rusisë.

Londra njoftoi se ka urdhëruar ngrirjen e aseteve të shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev, pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *