• |
ide | kryesore

Chelsea harron problemet e klubit e konsolidon vendin e tretë: Southmapton humbet e Broja dëmtohet

-Instant, F1, Sport, Video



Në një ditë shumë të komplikuar, për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich, Chelsea sidoqoftë rrëmben fitoren 3-1 ndaj Norwich, duke konsoliduar kështu vendin e tretë në Premier League. Ndeshje menjëherë në zbritje për blutë, me Chalobah (3′) dhe Mount (14′) që i dhanë drejtim sfidës. Pukki ngushtoi diferencën në minutën e 69, por Havertz e mbylli llogarinë në minutën e 90. Poker i Wolverhampton ndaj Watford dhe zonën e Europës është më afër.

Dështon Southampton i Brojës të bëjë rezultat, i mundur 1-2 nga Newcastle, për më tepër që sulmuesi i kombëtares shqiptare doli nga fusha në minutën e 73 i dëmtuar. Amstrong kaloi në avantazh Saints në minutën e 25, por u përmbys nga golat e Wood (32′) e Guimaraes (52′). Triumf fantastik i Aston Villa në transfertën me Leeds, që vazhdon të jetë në zonën e rrezikut. Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 22′, ndërsa Cash në minutën e 66′ e Chambers 7 minuta më pas mbyllën historinë. Wolverhampton shkatërroi Watford 4-0, duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve në vendin e tetë, duke zhytur miqtë që mbeten të parafundit me 19 pikë.

Premier League England
Norwich City 1-3 Chelsea
Southampton 1-2 Newcastle United
Wolverhampton Wanderers 4-0 Watford
Leeds United 0-3 Aston Villa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *