• |
ide | kryesore

Çmimet e drithërave rekord/ Në vlerat më të larta në gjashtë dekadat e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në pah varësinë që ka krijuar bota nga këto dy vende duke pasur parasysh faktin se janë ndër furnizuesit më të mëdhenj me produktet e drithërave në të gjithë botën.

Aktualisht çmimet e këtyre produkteve janë më të lartat në gjashtë dekadat e fundit.

Rusia dhe Ukraina sigurojnë 29% të eksporteve globale të grurit, 19% të furnizimeve globale të misrit dhe 80% të eksporteve globale të vajit të lulediellit.

“Kjo ka shqetësuar shumë tregtarë të cilë i druhen faktit se çdo sulm i mëtejshëm ushtarak mund të shkaktojë përleshje masive nga importuesit e këtyre produkteve për të zëvendësuar furnizimet që zakonisht vijnë nga rajoni i Detit të Zi”, raporton Fox Business.

Dhe çmimet për produktet që përdoren nga fermerët janë rritur pothuajse 100% në raport me çmimet në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Fox Business intervistoi Ryck Suydam, një fermer i cili tha se pagoi 17,000 dollarë për fermën e tij prej 300 hektarësh vitin e kaluar dhe se për vetëm gjysmën e mesatares së tij këtë vit do të shpenzojë 34,000 dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *