• |
ide | kryesore

“Do të duan tju qi**ë”: Mesazhi profetik i Benzema në Whatsapp para ndeshjes: “PSG nuk do bëjë asgjë, kjo është historia ime”

-Instant, Sport



Real Madrid mposht Paris Saint-Germain dhe fitoi të drejtën e kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në Santiago Bernabeu, protagonisti i madh i mbrëmjes ishte Karim Benzema i cili me golat e tij shkatërroi ëndrrën europiane të klubit francez. Sulmuesi i Blancos shënoi një trigolësh në 17 minuta duke i dhënë fund mundësive të PSG-së për të garuar për trofeun më të lakmuar të Evropës. Dhe duket se Benzema e kishte parashikuar se si do të dilte ndeshja.

Pas ndeshjes, në fakt dolën disa mesazhe në Whatsapp mes Karim dhe reperit Niska. Në bisedë, francezi i tha mikut të tij se PSG nuk do të bënte asgjë dhe se ai do të ishte ylli i ndeshjes në Santiago Bernabeu. 34-vjeçari i thotë shokut të tij: “Do të shohim gjëra të bukura!”, e Niska e paralajmëroi: “Ata janë të fortë, do të duan tju qi**ë, por ti dhe Vini (Vinicius, ed.) jeni në formë tani”. Sulmuesi, megjithatë, është i sigurt se nuk ka asgjë për t’u frikësuar: “Ata nuk do të bëjnë asgjë nga këto, kjo është historia ime!”.

E me të vërtetë ishte historia e tij. Benzema kishte parashikuar gjithçka: Real hyri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë paraqitjes së shkëlqyer të skuadrës, por mbi të gjitha për trigolëshin e tij të jashtëzakonshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *