• |
ide | kryesore

Video/ Europa League, Barcelona ngec në shtëpi me Galatasaray: spektakël në Bergamo, Atalanta kalon 3-2 Bayer

-Instant, F1, Sport, Video



Ndeshjet e para të 1/8 të Europa League kanë sjellë rezultate befasuese. Atalanta fitoi sfidën e parë të turit të 1/8 të kompeticionit duke mposhtur 3-2 Leverkusen në stadiumin Gewiss. Një ndeshje e pasur me gola mes dy skuadrave ofensive, por që menjëherë u bë e përpjetë për zikaltrit për shkak të golit të shënuar nga Aranguiz. Rikthimi i Atalantës është i gjithi në këmbët e protagonistëve Malinovskyi (23′) dhe Muriel (25′ dhe 49′) autorë të tre golave që përmbysën rezultatin. Pritjet e Hradecky mbajtën në lojë Bayer, që i dha shpresë vetes për kthimin me golin e 3-2 të shënuar nga Diaby.

Në ndeshjet e tjera, mjaftoi një goditje e Munir për të lehtësuar ecurinë e Sevillas në Europa League. Në fazën e 1/8, spanjollët mundën 1-0 në shtëpi West Ham dhe morën një lloj avantazhi përpara përballjes së kthimit. Vendimtar goditja e marokenit me të djathtën, i aftë të linte pas mbrojtësin në topin inaktiv të Acuñas. Në fund, ish-milanisti Ocampos gati dyfishoi, ndërsa Lanzini nuk gjeti impaktin e duhur për barazimin. Kualifikimi do të vendoset në Angli.

Ashtu si në fakt edhe mes Barcelonës e Galatasaray. 0-0 i fiksuar në Kamp Nou ka befasuar skuadrën e Xavit që nuk e kishte menduar kaq të fortë përplasjen me turqit. Pranë kualifikimit janë Rangers e Braga, të dy fitues në shtëpi respektivisht 3-0 kundër Crvena Zvezdës dhe 2-0 ndaj Monacos.

Round of 16 Europa League
Sevilla 1-0 West Ham United
Atalanta 3-2 Bayer Leverkusen
Barcelona 0-0 Galatasaray
Rangers 3-0 FK Crvena Zvezda
SC Braga 2-0 Monaco



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *