Një mësuese ndihmëse qau teksa gjykata dha dënimin me 6 vjet burg për marrëdhënie seksuale me një nxënës 14-vjeçar në një parking makinash Hertfordshire të Britanisë së Madhe.
Hannah Harris, 23 vjeç prezantohej si nëna e djalit në mënyrë që të fshihte marrëdhënien e saj.
Gjykatësi e shpalli fajtore për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur. Harris u zbulua në janar 2020 kur vëllai i madh i djalit e mori vesh. Ajo e shpalli veten të pafajshme për akuzat.
Gjyqtarja Caroline Wigin u tregua e ashpër me mësuesen.
“Sjellja juaj ka pasur një efekt shkatërrues në jetën e atij të riu. Unë konstatoj se nuk i keni marrë parasysh të gjitha paralajmërimet që keni pasur. Ti e dije mirë, kam parë se mesazhet e tij. Ju duhet të raportonit rastin, por nuk e keni bërë këtë” – tha gjykatësja ndërsa Harris filloi të qante. ©LAPSI.al




