• |
ide | kryesore

Grida Duma i “tund” Bashës aferën me Portin e Durrësit: Opozita nuk bëri transparencë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grida Duma ka hedhur akuza të tjera për Lulzim Bashën teksa po hynte sot në Kuvend. Ajo denoncoi heshtjen e kryetarit të opozitës për aferën e Portit të Durrësit, ndërkohë që kërkoi sërish dorëheqjen e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike. 

Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur. Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvilimi të shkojë te qytetarët,” tha Duma.

Një ditë më parë ajo deklaroi dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *