• |
ide | kryesore

Grida Duma thirrje Bashës: Dorëhiqu, të janë dhënë të gjitha mundësitë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetarja e PD përsëriti sot kërkesën e saj për dorëheqje të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. 

“Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do t’i bënte demokratët që të ringriheshin. 6 Marsi nuk e tregoi këtë. Sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij,” tha Duma teksa po hynte në Kuvend. 

E pyetur nëse do të kandidonte për kreun e PD, Duma tha: “Kjo është një gjë që nuk më shkon në mendje tani, unë dua që politika të rikthehet, që njerëzit të kenë besim. Si çdo gjë në jetë ka etapa, është ekstremi që kemi arritur”.

Po kështu ajo hodhi akuza për Lulzim Bashën lidhur me heshtjen e tij për aferën në Portin e Durrësit. ©LAPSI.al

 



4 Comments

  1. Eshte mire kur votuesit kane besim te PD e lidershipi i saj. Por realisht votuesit nuk kane besim dhe nuk po shpresojne nga dy PD dhe nga deputetet e tyre qe ta habisin me lluksin e pajustifukuar qe harxhojne. Kute futet dhe emininca e llastuar Grida

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *