• |
ide | kryesore

Kim Kardashian kritikohet pas këshillave për gratë në biznes

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian është kritikuar pas komenteve të saj në lidhje me etikën e punës.

Gjatë një interviste të fundit me Variety, në të cilën ajo dhe familja e saj diskutuan sipërmarrjet e tyre përkatëse të biznesit , Kim ndidisa këshilla për të tjerët që kërkonin të kishin sukses.”Unë kam këshillat më të mira për gratë në biznes,” u shpreh ajo. “Ngrihu dhe puno. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë. Ju duhet të rrethoheni me njerëz që duan të punojnë. Keni një mjedis të mirë pune ku të gjithëve u pëlqen ajo që bëjnë, sepse keni një jetë. Asnjë mjedis pune toksik.”

Mirëpo ,shumë përdorues të Twitter-it e kritikuan këshillën e saj duke i rikujtuar se ajo dhe motrat e saj kishin lindur në një pozicion privilegji financiar. Të tjerë gjithashtu theksuan se themeluesja e “Skims” u  padit vitin e kaluar për shkelje të ligjeve të punës. Ankesa u depozitua nga shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes , të cilët pretendojnë se atyre iu mohuan pushimet e vaktit dhe pagesa jashtë orarit, si dhe iu nënshtruan keqtrajtimeve të tjera. Përfaqësuesit e Kim i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se fajin e kishte një kompani e palës së tretë punësuese./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *