• |
ide | kryesore

Kulmi/ Shpërndau thirrje në Facebook për protestë, gazetarin e shoqërojnë në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një gazetar nga Bulqiza pas protestës që u mbajt në këtë qytet. Bëhet fjalë për gazetarin Sami Curri, bashkëpunëtor me disa media në Tiranë.

Arsyeja e policisë ishte thirrja që ai kishte bërë në rrjetet sociale që qytetarët t’i bashkoheshin në një tubim kundër rritjes së çmimit të naftës.

Protesta është mbajtur në “Rrugën e Arbrit” në mënyrë paqësore dhe më pas është shpërndarë.

Ajo ka zgjatur rreth 1 orë ku kanë marrë pjesë disa dhjetëra qytetarë. Çudotërisht edhe pse kishte marrë leje në polici, gazetari Sami Curri është shqoëruar në komisariatin e policisë në Bulqizë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *