• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Komisioni i Rithemelimit mbledh Kuvendin më 30 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit të PD-së njoftoi se në një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit.

Komisioni falënderoi kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive “për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale”.

“Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill” – thuhet në një deklaratë të Komisionit të Rithemelimit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Salihui tha jo 22 marsit,sot doli me nje date tjeter po i jep kohe malokut tjeter like floriri,shpellkaret e salihut presinmeten

  2. ku malok i peshtire eshte shume qesharak Nuk e kupton qe eshte leter e djegur dhe askush nuk i shkon mbrapa vec ca malok te trashe te inkriminuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *