• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori Conrad Janis

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Conrad Janis ka ndërruar jetë në moshën 94 vjecare.

Lajmi u konfirmua nga menaxheri i tij i biznesit, Dean A. Avedon në një deklaratë për ‘PEOPLE’.”Conrad dhe gruaja e tij Maria ishin klientët e mi për më shumë se 35 vjet. Ata ishin dy nga njerëzit më të mirë, më të respektueshëm dhe bujarë që njoh.Kam shumë kujtime të bukura nga Conrad që më tregonte histori nga e kaluara e tij. Ai ishte një njeri i mahnitshëm që bëri një jetë vërtet të mahnitshme”, u shpreh menaxheri. Sipas tij, aktori vdiq nga pleqëria. Vdekja e tij vjen gjashtë muaj pasi gruaja e tij, Maria Grimm, vdiq në shtator.

I lindur më 11 shkurt 1928, nga prindërit Harriet dhe Sidney,  Conrad ishte vetëm 17 vjeç kur u vlerësua për rolin e tij të parë në ekran si Ronald Stevens në filmin e vitit 1945. Gjatë dy dekadave të ardhshme, karriera e tij u ngrit pasi ai u shfaq në shumë filma dhe seri televizive, duke përfshirë Suspense, The Jeffersons dhe Happy Days, përpara se të merrte rolin e Fred McConnell në Mork & Mindy. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *