• |
ide | kryesore

Pa sukses takimi Lavrov-Kuleba, ranë dakord vetëm për të vijuar bisedimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Sytë e botës janë sot në Antalia ku po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës Pas takimit, dy ministrat Lavrov dhe Kuleba janë duke mbajtur një konferencë për mediat.

Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha: “Për herë të parë, takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Ishte një takim i lehtë dhe i vështirë. Ishte i lehtë sepse Lavrov mbeti konstant në mendimet e tij tradicionale për Ukrainën. Ishte e vështirë sepse bëra më të mirën”, tha Kuleba. 

Ai deklaroi se nuk u arrit marrëveshje për korridore humanitare, dhe se kërkesa për armëpushimin ishte pa progres.

“Duket se nuk ka qenë një takim pozitiv qe erdhi me qëllimin për të arritur korridore humanitare, për Mariupolin, qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit. Lavrov nuk u tregua i angazhuar, por do të kërkojë bisedime me autoritetet lokale . Pra nuk pati marrëveshje për korridore në Mariupol dhe nuk pati progres për armëpushimin”, tha kreu i diplomacise ukrainase.©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *