• |
ide | kryesore

Pse Komisioni i Rithemelimit i Berishës shtyu mbajtjen e Kuvendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit të PD-së i ish-kryeministrit Sali Berisha njoftoi se në një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit.

Një nga vendimet më të rëndësishme të këtij takimi ishte shtyrja e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Komisioni tha se shkak u bë analiza e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, nisja e një procesi statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak të zgjedhjeve dhe përmbyllja e procesin statutor në degët tjera.

Por kjo lëvizje e krahut të PD-së që drejtohet nga Berisha duket më shumë si një marrje kohe për të parë atë që po ndodh në selinë blu të Lulzim Bashës.

Në 3 ditët pas zgjedhjeve të 6 marsit kanë qenë të forta reagimet në Partinë Demokratike ku janë shtuar zërat për një largim të kryetarit Lulzim Basha. Në krahun tjetër ish-kryeministri Berisha ka folur për herë të parë për një ribashkim të PD-së duke vendosur si kusht “votën”.

Kjo shtyrje e Kuvendit Kombëtar që mbledh Komisioni i Rithemelimit duket si mundësi për të pritur së pari zhvillimet në selinë blu, mundësinë e një Kuvendi Pajtimi (që po përflitet ditët e fundit), por edhe mundësinë që nëse do të ketë një valë tjetër largimesh nga PD t’i bashkohen “Foltores”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *