• |
ide | kryesore

Putin dënon sanksionet ndaj Rusisë: Të paligjshme! Rritja e çmimeve, jo faji ynë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti Vladimir Putin ka denoncuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si “të paligjshme”. 

Në një mbledhje qeveritare, Putin tha se qeveritë perëndimore po mashtronin popullin e tyre, ndërsa ata po ndëshkojnë financiarisht Moskën për inkursionin e saj në Ukrainë. Ai tha se kërkesa është në rritje për disa gjëra, por ai nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen.

“Njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.

“U bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta dhe duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës. Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, tha ai.

Putin vazhdon të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara – mos na fajësoni neve.”

Ai tha se qeveria ruse mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia.

Presidenti thotë se Rusia mund të “fusë menaxhimin e jashtëm” të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë.

“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” thotë ai.



5 Comments

  1. Kur liderit ndikues e i kan gjitha mundesit qartesuese gjaĺleruese siguruese zgjillese shpresellenese dhe nuk i shfrytezojn .perderi sa i MADHI ZOT NA I DHA POR VEPROJN TE KUNDERTEN DHE BEJN SIKUR PERPIQEN .KJO NUK I SHERBEN ME DOBIS NJERZORE POR SHKATRRIMIT NJERZOR FAKTET E ZHVILLIMIT NXISIN KUPTIMET NDER NJERZ DHE FILLON AJO QE ZDO TA PELQEJ AS ATO VET

  2. Rama kopjoka Putin. Ketij i ka vene saksione gjysma e botes, por ketij pafillos tone pa sanksione e me ballkan te hapur kush ia ka fajin qe smer masa.

  3. Po si ka sy e surrat ky Kriminel nazist te kerkoje llogari per sanksionet? Po çfare kerkon ky i semure psiqik qe vetem Ramen le prapa, ti japim medalje se po vret njerez, po vret femije, po bombardon me keq se Hitleri ne qendrat e banuara dhe spitale!! Me ne fund Bota e mori vesh kush jane Ruset dhe Serbet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *