• |
ide | kryesore

Reshje dëbore në Kukës, probleme në disa fshatra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje bore. Trashësia e borës është 5 -30 cm në zonat malore.

Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Kompanitë sipërmarrëse me mjetet borëpastruese po bëjnë trajtimin e tyre me kripe për të shmangur ngricat.

Probleme ka ne disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Here pas here ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa po punohet nga grupet e punës të OSHEE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *