• |
ide | kryesore

Shehaj: Basha nuk e ka më shumicën në PD, Berishën largojeni me votë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



DeputetiAgron Shehaj u shpreh sot se Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda PD dhe për këtë arsye duhet të largohet.

“Demokracia funksionon nëpërmjet votës dh nëpërmjet respektit të vullnetit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është më Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye. Kushdo që pretendon se zoti Sali Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet të mbledhë vota për të larguar Sali Berishën. Kushdo që do ta largojë le të mbledhë më shumë vota se Sali Berisha dhe ta largojë. Zgjidhja është me votë. Shumica e ka shprehur vullnetin. Argumenti që përdorte deri dje Basha dhe mbështetësit e tij ishte se ata kishin shumicën dhe nuk kishin arsye të largoheshin. Tani ata nuk e kanë më shumicën. Në demokraci vendoset nëpërmjet votës, shumica vendos”, tha Shehaj.

Pas humbjes së zgjedhjet të 25 prillit 2021, Agron Shehaj kandidoi për PD-në përballë Lulzim Bashës. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *