• |
ide | kryesore

Video/ Eriksen i ndërhyn, kundërshtari kthehet ta godasë… pastaj e përqafon: “Kishte nevojë për këtë gjë”

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen e Premier League mes Norwich dhe Brentford, ku Christian Eriksen u kthye në fushë nga minuta e parë, pati një episod kurioz që bëri xhiron e botës. Danezi rrëzoi Brandon Williams për ta penguar të niste një kundërsulm, kundërshtari fillimisht nuk e mori mirë por kur e kuptoi kush ishte bëri një gjest fantastik.

Në një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Norwich, Brandon Williams, të dy ranë në tokë dhe në fillim anglezi u rrotullua gati për ta goditur, por kur e njohu e përqafoi, ndërsa Eriksen u përgjigj duke buzëqeshur. Williams është kthyer të komentojë episodin për Sky Sport Uk: “E kalova dhe më pas ndjeva që ai më tërhoqi dhe isha shumë i zemëruar. Reagimi? Sigurisht që zgjati vetëm një moment, por ishte instinkt. Isha gati… ta kapja, por e di se çfarë i është dashur të kalojë dhe është e mahnitshme ajo që ka bërë. E tani është kthyer. Ishte e veçantë për të që të kthehej në fushë dhe të përfshihej sërish në lojë. E ndjeva në atë moment se ai kishte nevojë për një përqafim. Ajo që ai provoi është diçka me të cilën askush nuk dëshiron të përballet, dhe është e mrekullueshme që ai është kthyer. Ka një cilësi të lartë dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të kthehet në maksimum”.

https://youtu.be/XYLRQp0U89o



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *