• |
ide | kryesore

Ambasada ruse përgënjështron sulmin në maternitet, vajza shtatëzanë është modele dhe aktore

Planet



Pasditen e së mërkurës 9 mars, rreth orës 15:30, u bombardua një spital pediatrik në Mariupol, në juglindje të Ukrainës.

Materniteti dhe gjinekologjia u shkatërrua, duke mbetur të vrarë tre persona. Të plagosurit janë 17, sipas informacioneve që vijnë nga qyteti.

Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një foto në llogarinë e vet në Twitter ku, sipas saj, vajza shtatzënë që fotografohet në shkallët e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga bombat, në fakt është aktore dhe modele.

“Është vërtet blogerja ukrainase Marianna Podgurskaya. Ajo luajti rolin e dy grave shtatzëna në fotografi. Dhe fotot e para nga aty u realizuan nga propagandistja Evgeniy Maloletka, jo nga skuadra e shpëtimit, siç duhet të ishte”, thotë ambasada.

Fotot e vajzës shtatzënë që largohet nga spitali i bombarduar u përhapën me shpejtësi në rrjet dhe Rusia u dënua ndërkombëtarisht për sulmin. Por Moska i mohon akuzat dhe madje thotë se ukrainasit kishin ngritur aty sisteme luftarake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *