• |
ide | kryesore

Bella Hadid i bashkohet nismës së Gigi për popullin ukrainas

-Instant, F1, Paparazzi



Bella Hadid  ka vendosur së fundmi të ofrojë ndihmën e saj për refugjatët në Ukrainë.

Përmes rrjetit social,Instagram, Bella postoi një një mesazh kundër pushtimit  të Ukrainës dhe njoftoi se  do të përdorë paratë që fitoi gjatë Javës së Modës për të mbështetur vendin.”Duke parë miqtë e mi ukrainas dhe kolegët që punojnë shumë këtu në Evropë, dhe janë larg nga familjet, miqtë dhe shtëpitë e tyre në Ukrainë të cilët po përjetojnë sulme brutale  është shumë emocionale dhe e dhimbshme për mua. Të dëgjosh historitë e tyre dhe të shohësh situatën që po kalojnë  është shkatërruese dhe unë me gjithë zemër qëndroj me ta në mbështetje. Unë qëndroj së bashku me çdo person që është prekur nga kjo luftë.Do të dhuroj të gjitha të ardhurat e mia nga kjo javë e modës drejtpërdrejt në organizatat që po japin ndihmë, strehim dhe ndihmë mjekësore për ata që kanë nevojë në Ukrainë, shkroi modelja.Gjithashtu edhe motra e saj Gigi zbuloi javën e kaluar se të gjitha paratë  që ka fituar nga shfaqja do të shkojnë drejt ndihmës për popullin e Ukrainës dhe Palestinës./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *