• |
ide | kryesore

Britney Spears deklaron publikisht:Nuk do të heq dorë derisa ata që më lënduan të dënohen

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears deklaroi së fundmi se nuk do të hiqte dorë duke kërkuar drejtësi kundër atyre që e kanë lënduar atë.

“Arsyeja që unë e përmend këtë është sepse përfundimi i konservatorit është një arritje e madhe, por … Kaq është ???” shkroi Spears poshtë një fotoje të një kishe të krishterë. “Ata shpëtuan edhe këtë herë”Nëse ke kaluar një situatë të tillë e di se si ndihem.Nëse për 4 muaj do të kërcënonin dhe do të kishe frikë për jetën tënde atëhëherë  do ishit të inatosur.”

Këngëtarja nuk zbuloi se cilët janë “ata”, por më parë ajo ka akuzuar babanë Jamie Spears, nënën Lynne Spears dhe motrën Jamie Lynn Spears. Gjithashtu kritikoi  ish-menaxheren e saj të biznesit, Lou Taylor, bashkëpunëtorin e Taylor-it, Robin Greenhill dhe kompaninë e Taylor, Tri Star Sports & Entertainment Group, duke thënë se ajo dëshiron të “padisë ” ata.”Unë nuk kam mbaruar … Unë dua drejtësi dhe nuk do të ndalem derisa të bëhet diçka për ata që më kanë lënduar … dhe PO jam lënduar !!!!” Britney shtoi të dielën. “Ky është një mesazh për të gjithë ata që janë kërcënuar për jetën e tyre…Ju NUK JENI VETËM !!!!”Avokati i sja, Mathew Rosengart, është zotuar të ndjekë veprime ligjore kundër ish-kujdestarëve të klientit të tij. Avokati  tha në shtator 2021 se ka hapur një “hetim për keqmenaxhimin financiar dhe çështje të tjera”, duke përfshirë pretendimet se një kompani sigurie ishte punësuar për të regjistruar bisedat private të Spears./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *