• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 31 kg kanabis në Tiranë, arrestohen tre persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Vorës arrestuan tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në makinë iu gjetën 31 kg kanabis.

Detaje nga policia: 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Overpass” u arrestuan në flagrancë shtetasit Devi Mene, Florjan Tereziu dhe Adi Sheteli.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë me pakicë te persona të tjerë.

Në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet brenda të cilit dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 29 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me një peshë totale 31 kg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *