• |
ide | kryesore

(VIDEO) Koha kur Zelenski dhe Putin uleshin në një tavolinë dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Syri i Lapsit, Të fundit



Edhe pse sot duket e pamundur, rreth dy vite më parë presidenti rus Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski nuk ishin shpallur armiq të betuar.

Ata do të uleshin më 20 dhjetor të vitit 2019 në një tryezë bisedimesh me ndërmjetësimin e Presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane të atëhershme, Angela Merkel. Putin duket se i thotë Zelenskit duke qeshur se duhet të kthehet nga mediat, që të shkrepen disa foto. Marrëdhënia mes tyre nuk kishte si të distancohej më shumë vitet në vijim.


“Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Presidentin Volodimir Zelenski të Ukrainës për herë të parë të hënën në një samit në Paris në përpjekje për t’i dhënë fund luftës pesëvjeçare midis trupave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.” – njoftonin asokohe agjencitë e mëdha të mediave ndërkombëtare.

Panorama sot është krej ndryshe. Prej 15 ditësh Rusia ka nisur një pushtim të Ukrainës, ku Zelenski, figura qëndrore e rezistencës ukrainase, ka thënë se është objektivi nr.1 për t’u eliminuar nga Putin, dhe i ka mbijetuar disa atentateve. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Shakaja e Boris Jonhson me konfliktin ne Ukraine dhe tallje me luften e ukrainasve nuk mbaron.

    Ndersa BE garanton mikpritje e qendrim 3 vjecar pa vize per te ikurit nga lufta, Polonia pret 1,5 milion dhe Moldavia, me e varfera e Europes 300 mije ukrainas, bajlozi i dikurshem i detrave, Britania e Madhe nuk heq as vizen per ate popull

    Lotet e parlamentit britanik ishiin ne nivelin aktorial te Zelenskit kur fliste me te. E verteta e solidaritetit me Ukrainen eshte krejt ndyshe tek ishulloret.

    1. Po u hoqen vizat nga 44 milione ukrainas, te pakten 20 milion ikin ne Britani. Cia fut kot? Po pse ata 1.5 milion ukrainas ne Poloni, i ftoi Polonia, apo i shkuan vete? Ne poloni rrine me shpenzimet e tyre, kurse ne Europen perendimore,do mbahen nga shtetet ku arrijne. qofte me rroga, ndihma, banimi tj. Prandaj nuk eshte e njejta situate. Dhe lere kete propaganden anti perendimore se le nam

  2. Po te kishin Shqiptaret shpirtin Rus, Berisha do ishte Putin !
    Me bektashizmin matrapazë e te pa bese, Shqiptaret meritojne vetem Zelenskër ( F.Nano,E.Rama, A.Mojsiu etj.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *